Vjen numri 34 i revistës Businessmag! - Business Magazine Albania

Vjen numri 34 i revistës Businessmag!

reviste

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre. Në numrin 34 të revistës Businessmag ne sjellim informacione, intervista dhe detaje rreth zhvillimeve kryesore në këto muaj të parë të vitit.

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga rrugëtimi në sipërmarrje, planet e mëtejshme për zgjerim ndërkombëtar dhe vëmendjen që ka për risitë dhe startupet. 

Ju mund të ABONOHENI dhe të shkarkoni këtu numrin e ri të revistës!

Fokus të veçantë në këtë numër merr gruaja sipërmarrëse, gruaja drejtuese. Ne kemi sjellë pikëpamje të ekspertëve, por edhe profile të grave sipërmarrëse, të bindur se gruaja ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik të vendit dhe se potenciali i lartë i saj ende nuk po çmohet sa duhet. 

Një risi duke nisur nga ky numër është Business Page, ku do të njiheni me destinacione dhe zgjidhje të dobishme në jetën tuaj të përditshme profesionale dhe biznesore. 

Nuk kemi harruar t’ju sjellim disa këshilla dhe trende, siç janë librat më të mirë të biznesit për t’u lexuar këtë vit, apo trendet e pritshme të zhvillimeve të vrullshme të teknologjisë. 

Ndaj ju ftojmë me përzemërsi miq, të shfletoni faqet në vijim!

P.S Si asnjëherë më parë në historikun 9 vjeçar të Business Mag, ky numër mbyllet me një artikull përkujtimor në nderim të 2 personazheve mjaft të rëndësishëm të komunitetit shqiptar të sipërmarrjes dhe inovacionit; njëkohësisht dhe 2 miq të çmuar, humbja e jetës të së cilëve ka lënë dhimbje, boshllëk dhe një mungesë të pazëvendësueshme. 

Ndërkohë që urojmë për një vit të mbarë, me zemër do të kishim dashur që ky vit të kishte nisur ndryshe…!

In Memoriam për: Tan Mezinin dhe Klodiana Ajazin!

Ju mund të ABONOHENI dhe të shkarkoni këtu numrin e ri të revistës!

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0