Tema e konferencës do të jetë: “CyberSecurity – A Shared Responsibility.”
Organizatorët thonë se, “Duke qenë se duam që të jetë sa më e përceptueshme për audiencën, prezantimet do jenë me demostrime live te Ethical Hacking. Këto të fundit janë kërcënime që prekin përditë sigurinë tonë kibernetike dhe nëpërmjet konferencës do ju mësojmë disa hile se si të mbrohemi prej tyre”.
Demostrimet live që do të prezantohen janë:
-Florian Kunushevci – “The Road to Bug Hunting”
Floriani është një Security Researcher (Offensive Security Certified Professional-OSCP) nga Kosova, i cili ka punuar si Penetration Testing tek kompania Gjirafa. Ka ndihmuar mbi 34 kompani në mbarë botën duke ju ekspozuar pikat e dobëta të sistemeve të tyre, të tilla si: Microsoft, Apple, Adobe, BMW, Audi, Daimler AG, Deutsche Telekom, Github, Nokia, Skype.
–Nour El Din Hussein – “Artificial Intelligence in Practise: Trends in Business and
Government”
Prej më shumë se një dekade përvojë lidershipi në të gjithë Europën dhe MEA Tech Market, Nour El Din është Këshilltar i Rritjes për shtresat e teknologjisë, mësues teknik dhe orator motivues për më shumë se 6.000 orë në të folur publike, trajnime, konferenca dhe workshope. Ai ka mbajtur një larmi rolesh në të gjithë Zhvillimin Strategjik të Produkteve, Rritjen e Hakerimit, Menaxhimin ku ka punuar në Mbretërinë e Bashkuar, Hollandë, Emiratet e Bashkuara Arabe, Indi dhe Egjipt.
Gjithashtu Nour është trajner për startup-e që kanë premisa për rritje dhe zhvillim. Ai merret kryesisht me operacionet dhe strategjitë e përshkallëzimit të produktit dhe procesit të tyre. Ai është anëtar i bordit të Exito Properties dhe 1-Billion Africa. Duke qenë se Nour jep një larmi fjalimesh publike, ai edhe moderon panelet rreth çështjeve, tendencave ose teknologjive globale. Ka zhvilluar fjalime dhe prezantime në më shumë se 40 vende nëpër botë me audiencë deri në 5,000 pjesëmarrës.
-Suljot Gjoka (Zer0byte) – “Malware Analysis”
Suljoti është një Penetration Tester me eksperiencë 3-vjeçare në fushën e sigurisë kibernetike dhe InfoSec. Ai ka arritur të testojë dhe të sigurojë rrjetin e shumë kompanive apo bizneseve prej sulmeve kibernetike. Ka aftësi shumë të mira në programim dhe ka kontribuar në shumë projekte në Github që lidhen me programe të sigurisë kibernetike.
Kleiton Kurti (Zer0byte) – “Wireless Security Pentesting”
Kleiton është gjithashtu një Penetration Tester me eksperiencë 3-vjecare në fushën e sigurisë kibernetike. Së fundmi, merr pjesë në kompeticionet që zhvillohen në Austri për këtë fushë dhe ka krijuar disa programe që lidhen më Web Security dhe Bug Hunting për të treguar sesa të pasigurta janë sistemet dhe sa e rëndësishme ështe mbrojtja e të dhënave.
Elio Pashaj (Zer0byte) – “Covert Channel – The hidden network”
Elio ka përfunduar studimet e larta për Inxhinieri Telekomunikacioni dhe Elektronike pranë Universitetit Politeknik të Tiranës. Prej mëse 6 vitesh punon në sektorin e IT-së. Më konkretisht në fushën e Sigurise Kibernetike dhe menaxhon Blockchain Western Balkans. Ka punuar me projekte qeveritare në fushën e sigurisë kibernetike. Synon ngritjen e një ekipi RedTeam në Shqipëri.
Tarifa e pjesëmarrjes është 10 EURO dhe përfshin:
- Sesionet formale dhe informale
- Demostrimet Live të Ethical Hacking
- Snack
- Çertifikata e pjesëmarrjes
Për të marrë pjesë në konferencë mund të plotesoni linkun: https://bit.ly/2OTeQYA ose të regjistroheni në Eventbrite https://www.eventbrite.com/e/ dhe të bëni pagesën duke blerë biletën (nr kontakti 0676041015) ose përmes llogarisë së Zer0byte:
Llogaria në Euro
Emri i Bankës: RAIFFEISEN BANK
Nr i Llogarisë: 0011023901
Emri i Përfituesit : ELIO PASHAJ
IBAN: AL57202111230000000011023901
Përshkrimi: PAGESË SHËRBIMI
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.