Vizat amerikane të turizmit tashmë për 10 vite - Business Magazine Albania

Vizat amerikane të turizmit tashmë për 10 vite

Vizat amerikane

Shqiptarët që marrin viza turistike për në SHBA do t’I kenë me një vlefshmëri 10 vjeçare, nga 3 që janë aktualisht.

Ambasadorja e SHBA në Tiranë e ka bërë të ditur këtë përmes një videomesazhi në Twitter, duke e cilësuar si mundësi për shqiptarët të bëjnë biznes, apo të vizitojnë SHBA.

Më poshtë deklarata e Ambasadores:

Ndërsa festojmë 100 vjet marrëdhënie midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, kam kënaqësinë të ndaj me ju një lajm të mrekullueshëm që besoj do t’i sjellë amerikanët dhe shqiptarët akoma dhe më afër së bashku.

Çdo vit, shumë e më shumë shqiptarë po vizitojnë Shtetet e Bashkuara, ashtu si gjithnjë e më shumë amerikanë po vizitojnë Shqipërinë. Tashmë do ta bëjmë më të lehtë për shqiptarët të cilët duan të vizitojnë miqtë dhe familjen në Amerikë, të shohin vendet tona dhe të ndërtojnë marrëdhënie biznesi.

Duke filluar nga 1 prilli, vlefshmëria për një vizë të re turistike apo biznesi do të zgjatet nga tre në dhjetë vjet. Kjo do të thotë se nëse jeni një qytetar shqiptar që merr një vizë turistike apo biznesi në 1 prill ose më pas, viza juaj do të jetë e vlefshme për dhjetë vjet, jo vetëm tre. Ju do të keni mundësi të shkoni dhe të vini në Shtetet e Bashkuara, në bazë të ligjeve dhe rregullave përkatëse, pa pasur nevojë që të rinovoni vizën tuaj deri në 2032.

Vendimi i Shteteve të Bashkuara për të zgjatur vlefshmërinë e vizës në dhjetë vjet pasqyron faktin që shqiptarët gjithnjë e më shumë po ndjekin rregullat kur vizitojnë Shtetet e Bashkuara. Shpresoj që të gjejmë akoma dhe më shumë mënyra për të afruar shqiptarët dhe amerikanët së bashku. Ne presim me kënaqësi që t’ju mirëpresim në Shtetet e Bashkuara dhe presim me kënaqësi edhe 100 vite të tjera si miq. Faleminderit!

Lexo: Temperaturat e larta në të dy polet po i tmerrojnë shkencëtarët

 


Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0