Viti i ri shkollor, nuk ka udhëzime për shtyrjen. Në Fletoren Zyrtare publikohet udhëzimi i vjetër - Business Magazine Albania

Viti i ri shkollor, nuk ka udhëzime për shtyrjen. Në Fletoren Zyrtare publikohet udhëzimi i vjetër

Fletoren Zyrtare

Pavarësisht, se ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë ka njoftuar shtyrjen e nisjes së vitit të ri shkollor, me qëllim realizimin e mësimit plotësues, në Fletoren Zyrtare është publikuar udhëzimi i vjetër, që parashikon mësime shtesë nga data 1-10 shtator. Pra aktualisht nuk ka asnjë dokument zyrtar, që parashikon afatet e njoftuar nga ministrja Kushi të nisjes dhe përfundimit të vitit shkollor 2021-2022.

Sipas udhëzimit të publikuar në Fletoren Zyrtare për arsimin fillor dhe arsimin e mesëm të ulët parashikohet përsëritja 2 javore e temave mësimore, për të cilat janë evidentuar mangësi, për shkak të zhvillimit të mësimit në kushtet e pandemisë, teksa ky proces do të realizohet gjatë periudhës 1–10 shtator 2021. Por, në një deklaratë për mediat të para disa ditëve, ministrja Evis Kushi tha se viti i ri shkollor do të nisë në datë 27 shtator, ndërkohë që periudha e mësimit plotësues do të jetë në periudhën 1-24 shtator.

Megjithatë, pavarësisht se shtyrja me 2 javë e nisjes së vitit të ri shkollor ka për qëllim rekuperimin e mangësive të krijuara gjatë mësimit online për shkak të pandemisë, nxënësit nuk janë të detyruar të shkojnë në shkollë. Ndërkaq, ajo që vjen e re për këtë vit shkollor është futja për herë të parë e gjuhës angleze në klasat e para si dhe trajnimi i mësuesve përkatës që do të japin këto orë mësimore.

Lexoni: Shtyhet data e fillimit të vitit të ri shkollor 2021-2022

Po ashtu, kërkohet vendosja e një bashkëpunimi të ngushtë të stafit me prindërit dhe komunitetin, për krijimin e një modeli të ri të sjelljes së nxënësve, mësuesve dhe prindërve në ambientet e shkollës dhe jashtë saj, bazuar në protokollet e situatës së COVID-19. Nga ana tjetër, bazuar në të dhënat dhe në protokollet që përcaktohen nga Ministria e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale, si dhe në varësi të situatës pandemike të shkaktuar nga COVID-19, institucionet arsimore mund të zbatojnë skenarët e ndjekur gjatë vitit shkollor 2020–2021.

/scan

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0