Vidhen të dhënat e 81 mijë llogarive të përdoruesve në Facebook - Business Magazine Albania

Vidhen të dhënat e 81 mijë llogarive të përdoruesve në Facebook


Hakerët kanë aksesuar mesazhet private të mbi 81,000 llogarive në Facebook, sipas një hetimi të zbuluar nga BBC.

Hakerët kanë postuar reklama, një prej të cilave është parë nga BBC në një forum në gjuhën angleze, duke ofruar akses në llogaritë e njerëzve për 10 cent secila.

BBC zbuloi reklamën në Shtator, e cila pretendonte: “Ne shesim informacion personal të përdoruesve të Facebook. Baza jonë e të dhënave përfshin 120 milionë llogari.” Firma për Sigurinë Kibernetike Digital Shadows hetoi këtë reklamë dhe zbuloi se më shumë se 81,000 llogaritë e vendosura në internet përmbanin mesazhe private.

Lexoni: Facebook prezanton më në fund funksionalitetin e shumëpritur nga të gjithë

Shadows Digital gjithashtu konfirmoi se ishte publikuar informacion personal si numrat e telefonit dhe adresat e email-it nga 176,000 llogari të tjera.

Shumë nga përdoruesit e prekur thuhet se janë nga Ukraina dhe Rusia, edhe pse ka pasur përdorues të prekur në shumë vende të tjera, përfshirë SHBA, Mbretërinë e Bashkuar dhe Brazil. Një nga faqet e internetit ku hakerët postuan të dhënat u konstatua të jetë vendosur në Shën Petersburg.

Shërbimi rus i BBC-së ka kontaktuar pesë përdoruesit rusë të prekur nga hakimi dhe konfirmoi se mesazhet ishin të tyret. Mesazhet përfshinin fotografi pushimesh, ankesa për një dhëndër dhe një bisedë “intime” midis dy të dashuruarve.

Jo një shkelje në Facebook

Facebook tha se mesazhet nuk u arritën përmes një shkeljeje në sigurinë e saj, por më tepër një extension i dyshimtë i browser-it.

Bazuar në hetimin tonë deri më tani, ne besojmë se ky informacion është marrë përmes instalimit të extensions të dëmshëm në browser jashtë Facebook,” tha ekzekutivi i Facebook Guy Rosen në një deklaratë dërguar Business Insider.

Lexoni: Një lëvizje e re e Facebook për të kthyer të rinjtë në aplikacion

“Ne kemi kontaktuar krijuesit e browser për të siguruar që extensions e njohura me qëllim të keq të mos jenë më në dispozicion për t’u shkarkuar në dyqanet e tyre dhe shkëmbyem informacione që mund të ndihmojnë në identifikimin e extensions shtesë. Ne gjithashtu kemi kontaktuar me zbatuesit e ligjit dhe kemi punuar me autoritetet lokale për të hequr faqet e internetit që shfaqin informacion nga llogaritë e Facebook. Ne i inkurajojmë njerëzit që të kontrollojnë extensions e shfletuesit që ata kanë instaluar dhe të heqin çdo gjë që ata nuk i besojnë. Ndërsa vazhdojmë të hetojmë, ne do të ndërmarrim veprime për të siguruar llogaritë e njerëzve sipas nevojës.

Shumë njerëz shtojnë extensions në shfletuesit e tyre, siç janë ad-blockers ose spell-checkers dhe kjo sjell si pasojë dhe vjedhjen e të dhënave.

burimi: BusinessInsider

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0