Videot Virale në TikTok po ndihmojnë bizneset e vogla të kenë sukses - Business Magazine Albania

Videot Virale në TikTok po ndihmojnë bizneset e vogla të kenë sukses

sipërmarrësi

Ndonëse markat e tregtisë elektronike e kanë ditur fuqinë e TikTok-ut prej kohësh, bizneset fizike vetëm tani kanë filluar të ndjekin hapat e tyre. Këto janë disa nga strategjitë e tyre më efektive të marketingut në këtë platformë.

Pasi u prezantua si thjesht një aplikacion për Gjeneratën Z, TikTok-u është bërë një mjet i rëndësishëm i mediave sociale për kompanitë që kërkojnë të tërheqin klientë të të gjitha moshave. Ndonëse kjo mund të duket si një strategji për një markë të tregtisë elektronike që bën të gjitha shitjet e saj në internet, gjithnjë e më shumë aplikacioni me video në formë të shkurtër gjithashtu po ndihmon bizneset fizike të marrin hov. Më poshtë, disa pronarë të bizneseve shpjegojnë se si arritën sukses në aplikacion dhe strategjitë që po përdorin për ta ruajtur në vazhdimësi.

Tregojuni njerëzve prapaskenat

Nina Berenato filloi të bënte video në TikTok për mënyrën se si krijon bizhuteri me dorë në studion dhe pikën e shitjes me pakicë, në lagjen Domain Northside të Austin, për të bërë shitje në internet gjatë karantinës. Rreth 80 përqind e shitjeve nëpërmjet tregtisë elektronike të kompanisë u arritën nga llogaria e saj në TikTok dhe kështu ndihmoi në shmangjen e falimentimit përgjatë pandemisë Covid-19.

Lexo: iPhone i palosshëm? Pritet në 2023

Një lëvizje e zgjuar që ndihmoi në suksesin e saj ishte kur Berenato bëri një video në TikTok duke shpjeguar se si bizhuteritë e saj u paraqitën në filmin muzikor të Beyonce në korrik 2020, “Black Is King”, pasi një mik e kishte rekomanduar atë në ekipin e këngëtares si dikush që mund të punonte shpejt. Ekipi i Beyonce e kontaktoi dhe i kërkoi 20 bizhuteri brenda 48 orëve. Berenato ia doli dhe videoja e saj në TikTok ku tregonte eksperincën e asaj dite, grumbulloi 1.5 milion shikime në 24 orë.

Për të vazhduar vrullin e nisur, ajo poston shumë video të punonjësve të saj dhe pjesë specifike të bizhuterive tërheqëse, të cilat i tërheqin njerëzit në dyqan për të parë sendet personalisht. Në përgjithësi, Berenato vlerëson se TikTok sjell rreth 30 përqind të shitjeve të saj online dhe fizikisht. Ajo përpiqet të postojë në platformë të paktën tre herë në javë. 

-“Tani, të qenit krijuese e përmbajtjes është gjysma e punës sime”,- thotë ajo, megjithëse ka mësuar se duhet të shkëputet nga pëlqimet dhe komentet si matës të suksesit. “Ju nuk mund të lejoni miratimin e internetit të bëhet aprovimi juaj për veten”,- këshillon ajo.

Theksoni ekskluzivitetet personale

Wake-n-Bakery, në Lakeview në Çikago, shet ushqime dhe pije duke ofruar një formë kanabisi të njohur si Delta 8. Pronarët Brianna Banks dhe M. Lotfy thonë se kompania filloi të postonte video në  TikTok në Tetor me qëllim edukimin e njerëzve përsa i përket Delta 8, i cili është më pak i fuqishëm se Delta 9, ose kanabisi i rregullt.

Qasja e parë e Wake-n-Bakery me viralitetin në platformë ishte kur një punonjës filmoi amientin dhe tregoi ushqimet e mbushura me kanabis. Videoja gjeneroi mijëra shikime dhe rradhë të gjata rreth bllokut të dyqanit.

Tani Banks thotë se shitjet mujore në dyqan janë rritur me 80 përqind që nga koha kur nuk përdornin TikTok. Ajo ia atribuon këtë strategjisë së postimit të videove në mënyrë të vazhdueshme, kryesisht të bëra nga punonjësit, të cilat variojnë nga klipe qesharake deri te informuese të thelluara. Furra e bukës ka krijuar “Të martat e TikTok-ut” ku çdo javë fton Influencer në dyqan, të cilët marrin produkte falas për sa kohë që bëjnë video në TikTok ose postojnë në Instagram për dyqanin. Wake-n-Bakery gjithashtu tërheq audiencë duke mbajtur giveaway në TikTok me produkte të bëra në partneritet me bizneset lokale, të tilla si restorantet e picave.

Lexo: Eventet e Apple janë më të mira se ato të konkurrentëve sepse ndjekin këto 3 rregulla të thjeshta

Banks dhe Lotfy thonë se përqendrimi te produktet Delta 8 dhe përdorimi i TikTok për t’i tregtuar ato ka ndihmuar në zhvendosjen e planeve të tyre të rritjes drejt zgjerimit masiv. Ata ridizajnuan faqen e tyre të internetit, punësuan 25 punonjës të tjerë, duke punuar aktualisht me një staf prej 28 personash dhe planifikojnë të hapin dy lokacione në 2021. Për muaj me radhë, ata kanë punuar nga ora 7 e mëngjesit deri në 1 të mëngjesit për të përballuar kërkesën e rritur. 

-“Bëni kujdes se çfarë dëshironi në jetë”,- thotë Lotfy në formë shakaje. 

INC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

✨ Thënia e ditës
“Dikush po rri në hije sot, për shkak se dikush mbolli një pemë shumë kohë më parë.”
— Uarren Buffet
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0