iPhone i palosshëm? Pritet në 2023 - Business Magazine Albania

iPhone i palosshëm? Pritet në 2023

Prej muajsh po flitet që Apple po punon për një iPhone të palosshëm.

Ming-Chi Kuo, konsulent në fushën e teknologjisë ka dhënë disa detaje mbi zinxhirin e furnizimit të Apple për këtë projekt. Sipas tij iPhone pritet të dalë në vitin 2023.

Rezolucioni QHD +

Sipas Kuo, iPhone i palosshëm do të ketë një OLED 8 inç me rezolucion QHD + 3200 x 1800 piksel.

Teknologjia ‘Nanowire’

Falë teknologjisë ‘Nanowire’, ekrani 8 inç duhet të jetë në gjendje të ofrojë kontrolle veçanërisht precize.

Lexo: Bill Gates njofton divorcin nga bashkëshortja Melinda pas 27 vitesh

Apple tashmë ka testuar teknologjinë në HomePod të saj. Teknologjia “Nanowire” thuhet gjithashtu se ofron avantazhe kur ekranet kanë më shumë se vetëm një fishim.

20 milionë kopje në vitin e parë

“iPhone i palosshëm do të jetë një hit”, thotë Ming-Chi Kuo.

Ai parashikon që për disa vite të gjitha markat kryesore të telefonave inteligjentë do të ofrojnë pajisje të palosshme. iPhone i palosshëm pritet të shitet 15 -20 milionë njësi vetëm në vitin 2023.

appleinsider

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0