Vetëm 3 ditë nga mbyllja e aplikimeve në akseleratorin rajonal Uplift Albania

Vetëm 3 ditë nga mbyllja e aplikimeve në akseleratorin rajonal Uplift Albania

~4 minuta lexim


Në mbështetje të vazhdueshme të ekosistemit të inovacionit dhe startupeve në Shqipëri, akseleratori rajonal Uplift Albania po përgatitet për të nisur rrugëtimin e tij duke ftuar të gjithë startupet t’i bashkohen.

Uplift është një akselerator i njohur në Sllovaki dhe në Evropën Qendrore themeluar për të mbështetur ekosistemin e startupeve. Falë eksperiencës dhe partneritetit të gjerë të ICTSmedia ky akselerator do të bëhet realitet edhe në Shqipëri. Në fokus janë startupet të cilat kanë potencialin për të ndërtuar dhe rritur biznesin ndërkombëtarisht. Startupet me MVP dhe me një shtrirje si konsumatorët e parë, partnerë, apo abonentë do të përbëjnë avantazh. Të gjitha startupet kanë mundësi të aplikojnë për tu bërë pjesë e Uplift Albania deri më 3 Nëntor 2019 në orën 23:59.

Më 9 Nëntor në Tiranë organizohet Bootkampi i Përzgjedhjes. Më 11 Nëntor do të nisë zyrtarisht programi i akselerimit. Më 18 Janar do të vlerësohet progresi i startupeve ndërsa më 20 Janar do të jetë dita e prezantimit. Mëse 30 aplikime kanë mbërritur për tu bërë pjesë e Uplift të cilët kanë shansin të përfitojnë deri në 50,000 euro investim përmes partnerëve ose një çmim prej 3,000 euro për më të mirin.

Lexo: Uplift Albania, një akselerator Europian për startup-et inovative të rajonit

Startupet mund të regjistrohen falas dhe do të përfitojnë hapësira pune, angazhim me kohë të plotë në Tiranë dhe potenciali për të shndërruar në vlerë dhe rritur biznesin e tyre ndërkombëtarisht. Mjafton të plotësoni formularin online në https://uplift.al/apply-now/ brenda afateve ndërsa për çdo informacion dhe detaj të mëtejshëm do të kontaktohen nga organizatorët.

Mëse 21 mentorë dhe investitorë si Peter Kolesar, Jaroslav Luptak, Michal Laco, Eva Simekova, Mary MacPherson, Martin Kujan, Tomas Penxa, Andrej Petrus, Jules Banning, Igor Madzov, Marek Lavcak, Milan Steskal, Ladislav Kossar, Shkelzen Marku, Patrik Fetahaj, Rafaela Rica, Diana Xhumari, Egzon Halili, Erëmal Bajrami, Arjodita Mustali, dhe Marin Gjonaj do të asistojnë dhe investojnë në startupet që do të bëhen pjesë e Uplift Albania.

Uplift Albania do të mbështesë startupin fitues përgjatë një programi kompleks 4 mujor akselerimi me workshope, sesione rrjetëzimi, trajnim të dedikuar biznesor dhe mentorim 1-në-1. Startupet do të kenë akses në 50+ ekspertë të industrisë dhe sipërmarrës të suksesshëm në Evropë si dhe akses në investitorë Ballkanik në ditën e prezantimit Demo-Day. Uplift Albania mbështetet nga ICTSmedia, SlovakAid, SOVVA, Banka Credins, EU for Innovation dhe partnerët mediatikë PCWorld Albanian dhe CIO Albanian.

ICTS

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Mundesitë nuk ndodhin. Ti i krijon ato.”
— Chris Grosser
Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0
LIVE

Episodi i 4 i Think Big: Green Coast Hotel | MGallery Collection

Ku mali përqafon detin! - Shiko tani live

Episodi i 4 i Think Big: Green Coast Hotel | MGallery Collection - Ku mali përqafon detin!