Vetëm 20 vjeç, kompania e tij ka klientë ndërkombëtarë

Vetëm 20 vjeç, kompania e tij ka klientë ndërkombëtarë

~4 minuta lexim

Kokëfortësia dhe këmbëngulja kanë qenë bashkëudhëtarë të tij.  Është vetëm 20 vjeç. Quhet Xhon Norra dhe vetëm me një laptop ka krijuar kompaninë e tij të shitjeve online.  Marketingu Online dhe e-Commerce është fokusi i tij kryesor. Agjensia e tij ndihmon biznese jashtë Shqipërisë  me qëllim sigurimin e fitimeve dhe shitjeve. Xhoni merret vetë personalisht me të gjitha punët që kërkon kompania e tij. Klientët e tij janë të gjerë, madje edhe nga Zelanda e Re e SHBA.  Ai tregon në një intervistë për Businessmag.al se ka nisur hapat e parë të sipërmarrjes që në moshën 13 vjeçare duke përvetësuar aplikacione dhe software-e të ndryshme informatike, të cilat më pas i vinte në shërbim të klientëve potencialë.

Bëhu pjesëtar i shoqatës së E-commerce, AECA! Merr konsulencë FALAS për biznesin tënd online këtu.

Luxury është sektori i e-Commerce, të cilit ai i është përkushtuar më shumë dhe e ka si një tjetër biznes të tijin krahas agjencisë. Ai merret vetë me klientët duke i’u sugjeruar klientëve të cilët shpesh e pyesin rreth e-Comerce. Puna e tij ka funksionuar më së miri prandaj dyqanet Luxury e-Commerce kanë qenë fokusi. Gjatë kohës kur mësonte dizajnin grafik në Photoshop me anë të YouTube, mësoi njëkohësisht se me anë të Yotube mund të mësonte gjithçka për të cilën kishte nevojë.

Lexo:  Suela Bala: “Junior Achievement of Albania, rruga drejt krijimit të sipërmarrësve të së nesërmes”

Më vonë filloi të postonte në një faqe Facebook editimet e tij dhe aty filloi kontakti i parë me botën e biznesit dhe marketingut specifikisht. Punët e tij filluan të pëlqeheshin dhe faqja arriti një numër të konsiderueshëm ndjekësish, gati 20 mijë të tillë. “Aty fillova të kisha një ide mbi marketingun online dhe si mund të ndihmoja më shumë të tjerë të bënin të njëjtën gjë me bizneset e tyre”, shprehet ai për Businessmag.al.

PromoAtlantic, është rezultat i përvojës nga  të gjitha proceset e punës në kompani si: gjetja e klientit, kontakti, ndërtimi i fushatës, mbikqyrja e fushatës, raportimi tek klienti, etj. Madje ai tregon se ajo ç’ka i erdhi në mendje dhe që ishte diçka e mirë për të gjithë,  ishte fakti që PromoAtlantic do të bëhej një agjenci e mirëfilltë.  Punonjësit e tij nuk janë nga Shqipëria, ka një punonjës në Hawaii dhe një në Los Angelos, gjithashtu dhe nënkotraktues të tjerë jashtë USA.

Menaxhimi dhe komunikimet bëhen nëpërmjet një aplikacioni, i cili quhet Slack dhe nëpërmjet telefonatave në Skype apo Zoom. Kur pyetet se kush e ka mbështetur në rrugëtimin e tij ai shprehet se kokëfortësia e tij dhe ambicia, por edhe familja e tij e ka inkurajuar në këtë drejtim. Për Xhonin, një nga punët e tij kyçe në kompani është ndërtimi i fushatave dhe reklamimi i tyre në Facebook dhe Instagram me qëllim gjenerimin e fitimeve. Ky është fokusi i tij dhe i stafit të tij.

I pyetur nga BusinessMag.al se sa i ka ardhur në ndihmë kanali i tij në Youtube, ai thotë se YouTube është një nga mediat sociale që ka potencialin më të madh në 10 apo 20 vitet e ardhshme, por për të nuk ka qenë Yotube çelësi i suksesit. “Synoj të jem shumë shpejt në YouTube me video të vlefshme rreth temave. E ardhmja padiskutim do të jetë në e-Commerce për arsyen e vetme, që kam mundësinë të ndihmoj realisht të tjerët”.

Bëhu pjesëtar i shoqatës së E-commerce, AECA! Merr konsulencë FALAS për biznesin tënd online këtu.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Shko me besim drejt ëndrrave të tua. Jeto jetën që kishe imagjinuar”
— Henry David Thoreau
Must watch
Business Mag Nr. #38 - Qershor 2025

Shqipëria është sot më pranë se kurrë Bashkimit Europian. Hapat integrues të ekonomisë drejt njëjtësimit me standardet europiane, transformimi digjital, ligji për mbrojtjen e të dhënave, qasja ndaj inovacionit dhe mbrojtja e pronës intelektuale, janë të gjitha tregues të një Shqipërie që po zhvillohet me ritme të kënaqshme.

Kjo nuk është më Shqipëria e viteve të gjumit institucional dhe të një sektori privat që rri në pritje. Sot, vendi është në lëvizje. Nga hapësirat e betonit gri të Piramidës në Tiranë, ku të rinjtë po programojnë të ardhmen, e deri te sipërmarrjet që sjellin zgjidhje inovative dhe injektojnë ritëm e ambicie në treg, po ndërtohet një ekonomi që kërkon të jetë pjesë e botës së zhvilluar.

“Krijo, por mbro!” – ky apel i DPPI-së duhet të shkruhet në çdo zyrë, studio, fabrikë apo laborator. Nuk ka zhvillim pa siguri ligjore, dhe nuk ka ekonomi kreative pa mbrojtje të së drejtës autoriale.
Në të njëjtën kohë, Bashkimi Europian po zgjat dorën me fonde dhe projekte konkrete. Nga modernizimi i rrjetit hekurudhor tek financimi i startup-eve dhe sipërmarrjeve të gjelbra, mbështetja e BE-së po i jep frymë një transformimi të qëndrueshëm ekonomik. Platformat si Think Big dhe programet e edukimit digjital janë duke krijuar një ekosistem të ri për inovacionin.

Për bizneset shqiptare, e tashmja është një mundësi që nuk mund të shpërdorohet. Standardet …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0