Vërtetohet teoria e përgjithshme e relativitetit nga Einstein - Business Magazine Albania

Vërtetohet teoria e përgjithshme e relativitetit nga Einstein

teoria e relativitetit
~5 minuta lexim

Një ekip astronomësh në Universitetin Stanford kanë zbuluar dritë për herë të parë, që vjen nga prapa një vrime të zezë që dëshmon teorinë e relativitetit të fizikantit të njohur Albert Einstein.

Studimi, i botuar së fundi në Nature, analizoi ‘jehonat’ e rrezeve X që rrethojnë një vrimë të zezë, rreth 100 milionë vjet dritë nga Toka, të cilat ishin rezultat i gravitetit intensiv të objektit që thyen hapësirën dhe duke e kthyer dritën përsëri në pamje.

Këto ‘jehona’ janë ndezje të dritës me rreze X, që vijnë nga disku, të cilat shkencëtarët i përdorin për të hartuar strukturën e brendshme të vrimës së zezë.

Lexoni: Steve Jobs dhe Albert Einstein zbatuan konceptin “pa kohë” për të rritur kreativitetin e tyre

Skenari ishte parashikuar nga teoria e Einstein, e cila përcaktoi se objektet masive shkaktojnë një shtrembërim në hapësirë-kohë, e cila shihet si gravitet.

Roger Blandford, një bashkautor i hulumtimit, tha: ’50 vjet më parë, kur astrofizikanët filluan të spekulojnë se si fusha magnetike mund të sillet pranë një vrime të zezë, ata nuk e kishin idenë se një ditë do të kishim teknikat për ta vëzhguar këtë drejtpërdrejt dhe për të parë teorinë e përgjithshme të relativitetit të Einstein në veprim.’

Gjatë kryerjes së hulumtimit, astrofizikani i Universitetit Stanford, Dan Wilkins vëzhgoi një seri shpërthimesh të ndritshme të rrezeve X dhe më pas teleskopët regjistruan diçka të papritur: ndezje shtesë të rrezeve X, që ishin më të vogla, më të vonshme dhe me “ngjyra” të ndryshme sesa flakërimet e ndritshme.

Teoria e famshme e Einstein, e shkruar në vitin 1915, përcaktoi se objektet masive shkaktojnë një shtrembërim në hapësirë-kohë, e cila shihet si gravitet.

“Çdo dritë që hyn në atë vrimë të zezë nuk del jashtë, kështu që ne nuk duhet të jemi në gjendje të shohim asgjë që qëndron prapa vrimës së zezë,” Wilkins, i cili është një shkencëtar kërkimor në Institutin Kavli për Astrofizikë dhe Kozmologji të Grimcave në Stanford dhe Laboratorin Kombëtar të SLAC, ka ndarë në një deklaratë.

“Arsyeja që ne mund ta shohim është sepse ajo vrimë e zezë po shtrembëron hapësirën, duke përkulur dritën dhe duke shtrembëruar fushat magnetike rreth vetes.”

Ndërsa studionte një vrimë të zezë në qendër të një galaktike të quajtur I Zwicky 1 (shkurt I Zw 1), rreth 100 milionë vjet dritë nga Toka, Wilkins vuri re një seri ndezjesh më të vogla.

Ai dhe ekipi i tij përcaktuan se ndezjet janë të njëjtat shpërthime me rreze X të lëshuara nga qendra, por në vend të kësaj reflektoheshin nga pjesa e pasme e diskut.

“Unë kam ndërtuar parashikime teorike se si duken këto shkrepje për disa vjet,” tha Wilkins. “I kisha parë në teorinë që kam zhvilluar, kështu që sapo i pashë në vëzhgimet e teleskopit, unë mund të kuptoja lidhjen.”

Hulumtimi origjinal i Wilkins dhe kolegëve të tij ishte përqëndruar në të mësuarit më shumë rreth kurorës së vrimave të zeza, e cila është një koleksion i grimcave të gazit ultra të nxehtë, që formohet ndërsa gazi nga disku bie në vrimën e zezë.

Teoria kryesore rreth asaj se çfarë është një kurorë sugjeron se fillon me rrëshqitjen e gazit mbi vrimën e zezë, e cila më pas nxehet në miliona gradë. Në temperatura të tilla ekstreme, elektronet ndahen nga atomet, duke krijuar një plazmë të magnetizuar.

Lexoni: Inteligjenca artificiale mundëson “biseda” edhe me Albert Einstein

‘E kapur në rrotullimin e fuqishëm të vrimës së zezë, fusha magnetike harkohet aq lart mbi vrimën e zezë dhe rrotullohet aq shumë sa që përfundimisht shkatërrohet krejtësisht – një situatë që të kujton aq shumë atë që ndodh rreth Diellit tonë, saqë ajo e huazoi emrin ‘kurorë’.

“Kjo fushë magnetike duke u lidhur dhe pastaj duke u afruar pranë vrimës së zezë ngroh gjithçka rreth saj dhe prodhon këto elektrone me energji të lartë që më pas vazhdojnë të prodhojnë rrezet X,” tha Wilkins.

/dailymail

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0