Inteligjenca artificiale mundëson “biseda” edhe me Albert Einstein - Business Magazine Albania

Inteligjenca artificiale mundëson “biseda” edhe me Albert Einstein

Zëri i fizikanit me famë botërore Albert Einstein do të rijetëzohet. Falë rezultatit të një eksperimenti të dy kompanive zëri i tij sintetizohet për t’u huazuar në një program të inteligjencës artificiale, duke i dhënë jetë zërit të babait të relativitetit. Ky eksperiment synon të hedhë bazat e bisedave ndërvepruese midis qenieve njerëzore dhe inteligjencës artificiale.

Dy kompanitë “Aflorithmic”, e cila merret me prodhimin e përmbajtjes audio dhe “UneeQ”, e cila merret me ndërtimin e platformave digjitale, kanë bashkuar forcat për të krijuar një prototip të inteligjencës artificiale. “Qëllimi është t’u ofrojë përdoruesve mundësinë për t’i bërë platformës digjitale pyetje praktike në lidhje me jetën dhe punën shkencore të Albert Einsteinit, ashtu si të ishin duke biseduar me fizikanin e famshëm”, thuhet në njoftimin e kompanive.

Kompanitë filluan me regjistrime historike të zërit të Einsteinit. Një zë i butë, i zhytur në mendime, i ngadaltë dhe me një theks të fortë gjerman. Dy shoqëritë sqarojnë se kanë zgjedhur figurën ikonike të Einsteinit për reputacionin e tij si një gjeni, për të cilin supozohet se ka shumë pyetje.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #26 - Korrik 2021

Ditët e nxehta të kësaj vere mund t’i freskoni me artikujt e revistës 26 të Businessmag. Një numër i pasur me artikuj rreth sipërmarrjeve në fusha të ndryshme, por edhe profileve interesante të sipërmarrësve. Që në kopertinë vini re dy djem që po çojnë përpara sipërmarrjen e ngirur nga prindërit. Një model për t’u ndjekur nga shumë sipërmarrje të tjera. Idetë e reja, nismat e reja në biznes sot janë më të rëndësishme se kurrë për të mundësuar suksesin.
Zhvillimet në disa tregje mund t’i gjeni në brendësi të revistës. Të tilla janë tregjet e real estate dhe ai i shërbimit postar.

Zhvillimet në fushën e teknologjisë këtë vit vijnë me 10 gjetjet më të rëndësishme teknologjike, të cilat janë orientuar shumë drejt zhvillimeve shëndetore.

Diaspora vjen me profilin e një sipërmarrëseje në fushën e stilimit dhe qepjes së veshjeve. Ornela ka arritur të hapë tre dyqane shërbimi, ku përshtaten brandet më të mëdha sipas nevojave të klientit.

Edukimi është një temë e prekur nga ne në këtë numër, pasi sfidat e edukimit në këtë vit pandemik kanë qenë të mëdha. Sjellim dy akademi me zhvillimet e tyre dhe qasjen ndaj edukimit gjatë pandemisë, si dhe mundësinë e edukimit të fëmijëve në format më të mira të mundshme.

Në brendë…

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0