Vendoset taksa e re e apartamenteve, ja si do të llogaritet - Business Magazine Albania

Vendoset taksa e re e apartamenteve, ja si do të llogaritet


Qeveria do të ketë gati në shtator ligjin me formulën e llogaritjes për taksën e re të pronës. Pas kërkesave të vazhdueshme të Fondit Monetar Ndërkombëtar për futjen e taksës së re për pasurinë e paluajtshme sipas vlerës së tregut, qeveria në letrën dërguar Fondit pranon se në muajin shtator do të ketë gati ligjin me formulën e re të taksës së pronës.

Me futjen e taksës së re të pronës e bazuar te kadastra fiskale, sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar, do të ketë rritje të të ardhurave, pasi metoda e llogaritjes do të ndryshojë. Aktualisht të ardhurat nga taksa e pronës zënë 1 për qind të GDP¬së, por sipas Fondit, në vendet e tjera të rajonit ato zënë 6 për qind të GDP-¬së. Kërkesa e Fondit përsëritet edhe në raportin e publikuar këtë muaj.

“Autoritetet shqiptare duhet të përshpejtojnë punën për të përfunduar kadastrën fiskale për vlerësimin e taksës së duhur për çdo pasuri të paluajtshme. Në këtë drejtim ata duhet të fillojnë hartimin e metodologjisë dhe formulës së vlerësimit”, thuhet në raport. Në zbatim të detyrimeve që qeveria ka me Fondin Monetar, ka siguruar ndërkombëtarët se do të ndryshojë sistemin e taksimit të pronës.

Ndryshimet do të sjellin metodën e llogaritjes së taksës, të cilën qeveria do ta ketë gati në shtator të 2016-¬s.

“Si hap i parë kemi në plan për të futur një kadastër fiskale për të vlerësuar tatimin për çdo pronë deri në fund të 2016¬s. Paralelisht do të hartojmë ligjin me metodologjinë dhe formulën e vlerë¬ simit deri në fund të shtatorit të 2016¬s”, thuhet në letrën e ministrit të Financave, Arben Ahmetaj, dërguar Fondit Monetar.

LLOGARIA

Me formulën e re të llogaritjes vlera reale e apartamenteve në treg është ajo që do të merret si bazë për taksimin. Sistemi i ri tatimor do të bazohet në regjistrimin elektronik të të gjitha llojeve të pasurive të paluajtshme në vend nëpërmjet kadastrës fiskale. Kadastra do të jetë e detajuar dhe do të përfshijë jo vetëm pronarët, por edhe të dhënat e sakta të pronës. Taksa do të jetë një përqindje e caktuar e vlerës reale të pronës, qoftë kjo apartament apo truall. Në vitin 2013, Fondi Monetar Ndërkombëtar publikoi një raport të titulluar “Taksimi i pasurive të paluajtshme, potenciali i të ardhurave dhe sfidat e implementimit”.

Në këtë raport sillen disa eksperienca se si e kanë aplikuar këtë taksim vende të ndryshme të botës. Mes atyre që kanë marrë nisma së fundmi janë edhe Kroacia dhe Serbia. Përqindja që përcaktohet për t’u vjelë mund të ndryshojë, por zakonisht për banesat qëndron gjithmonë në 0.11 për qind.

Çdo vit mbi këtë vlerë mund të aplikohet një rritje në bazë të inflacionit ose mund të lihet e ngrirë dhe të ndryshojë çdo 3 apo 5 vjet. Qeveritë mund të gjykojnë edhe zbatimin e taksës progresive.

Gjithsesi, formula që zgjedh një qeveri për ta aplikuar, sipas raportit të FMN¬-së, varet shumë nga situata në të cilën ndodhet vendi, niveli i formalizimit të pronës që nga mbyllja e proceseve të legalizimeve dhe problemit të mbivendosjes së pronave.

/syri.net

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0