Veliaj operatorëve të transportit publik: rrisni standardet e shërbimit, do të rimbursojmë TVSH-në - Business Magazine Albania

Veliaj operatorëve të transportit publik: rrisni standardet e shërbimit, do të rimbursojmë TVSH-në

standardet e sherbimit

Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj ka biseduar me operatorët e transportit publik lidhur me përmirësimin e mundshëm të shërbimit për qytetarët. Veliaj u shpreh se ka diskutuar me kryeministrin dhe pritet të merret një vendim që ka të bëjë me kërkesat e tyre.

Veliaj theksoi se, një prej masave që po konsiderohet seriozisht është heqja e TVSH-së për gjithë sektorin. Ministrja e Transportit pati një takim me Operatorët Ndërqytetës, ndërkohë që gjithë bashkitë do të bëjnë takime me operatorët qytetas. Por Velia theksoi si mundësi rimbursimin  e TVSh dhe jo heqjen e saj. Kjo është një formë për të ulur abuzimet sipas tij.

Ai paralajmëroi operatorët se nëse nuk do të rrisin cilësinë e transportit, do t’u hiqet licenca. “Linja e Kopshtit Zoologjik nxjerr nga marmita kancer e kjo s’ka lidhje fare me Covidin. Kjo ka të bëjë me mjete të amortizuara, që janë skandal. Ju kam lënë afat deri në datën 30 tetor. Keni dhe 5 ditë kohë; ose ndryshe do humbisni licencën, siç e humbi “Ferluti”, theksoi Veliaj.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0