Nga Iceberg Exhibitions: Në një kohë kur tranzicioni drejt energjisë së gjelbër po bëhet një domosdoshmëri globale, Vega Group po shfaqet si një nga aktorët më inovativë në tregun shqiptar të energjisë dhe teknologjive të qëndrueshme. Me një portofol që përfshin sisteme fotovoltaike, infrastrukturë karikimi për automjete elektrike, dhe zgjidhje inteligjente për menaxhimin e energjisë, kompania po ndërton me viziaon të qartë një ekosistem që mbështet pavarësinë energjetike dhe mobilitetin e gjelbër.
Në prag të Panairit të Energjisë, Ndërtimit dhe Ekonomisë së Gjelbër (ECGE 2025), ne biseduam me Z. Bruno Papaj, CEO i Vega Group, i cili ndau vizionin e kompanisë për të shndërruar inovacionin, bashkëpunimin dhe investimin në shtylla konkrete të zhvillimit të qëndrueshëm.
Cili është vizioni i Vega në drejtim të të zhvillimit të energjisë së pastër dhe ekonomisë së gjelbër?
Ne në Vega Group kemi për qëllim të ndërtojmë një të ardhme ku energia e pastër dhe teknologjitë e gjelbra janë pjesë e përditshmërisë për individë, biznese dhe komunitete.
Vizionin tonë e shohim në disa shtylla kryesore:
- Zgjerimin e përdorimit të energjisë diellore si burimin kryesor të qëndrueshëm, nga sistemet për vetëkonsum deri tek parqet fotovoltaike në shkallë të gjerë, që kontribuojnë drejtpërdrejt në sigurinë energjetike kombëtare
- Zhvillimin infrastrukturës së karikimit për automjetet elektrike, për të përgatitur tregun për transformimin e EV dhe energjisë së gjelbër.
- Ofrimin shërbimeve gjithëpërfshirëse, projektim, instalim, menaxhim dhe mirëmbajtje sipas standardeve ndërkombëtare.
- Përdorimi i teknologjive digjitale për monitorim, analizë dhe optimizim, me qëllim rritjen e efikasitetit dhe jetëgjatësisë së sistemeve.
Me këtë vizion, ne nuk shikojmë vetëm si një kompani që “instalon panele diellore apo stacione karikimi”, por si katalizator ndryshimi për Shqipërinë dhe rajonin e me gjere për një sektor energjetik që është më i pastër, më efikas dhe më i qëndrueshëm.
Pse keni zgjedhur të merrni pjesë si një ndër partnerët kryesorë të Panairit të Energjisë, Ndërtimit dhe Ekonomisë së Gjelbër?
Panairet si ECGE janë një mundësi e jashtëzakonshme për të bashkuar aktorë të ndryshëm të industrisë institucionet, kompanitë teknike, investitorët dhe profesionistët e fushës. Si partner kryesor, me pjesë marrje për të disatin vit rradhazi, Vega dëshiron të luajë rol aktiv në këtë dialog.
Lexo edhe:Mastercard promovon të ardhmen digjitale të Shqipërisë në Plug and Play Tirana Expo 2025
Arsyet kryesore janë:
- Shfaqja e kapaciteteve tona në teknologji të rinovueshme dhe strukturë karikimi ne besojmë që prezenca e dukshme forcon besueshmërinë për klientët dhe partnerët.
- Ndërtimi i lidhjeve strategjike për Vega është shumë e rëndësishme të identifikojë dhe të nisë bashkëpunime me kompani ndërtimi, institucione publike, operatorë energjetikë dhe investitorë.
- Marrja e feedback-ut dhe njohja me nevojat reale të tregut për Vega është esenciale të kuptojë sfidat dhe kërkesat që klientët dhe partnerët ndjejnë, që të rregullojë ofertën e saj.
- Kontributi në vizionin e përbashkët për një ekonomi të gjelbër dhe transformim energjetik duke qenë partner aktiv, Vega merr rol jo vetëm si ofrues, por si faktor ndryshimi në treg.”
Cilat janë produktet kryesore që planifikoni të prezantoni dhe si adresojnë ato nevojat aktuale të tregut lokal dhe rajonal?
Vega Group fokusohet në dy drejtime kryesore:
Zhvillimin e sistemeve fotovoltaike dhe infrastrukturën e karikimit për automjetet elektrike, duke dhënë një kontribut real në transformimin energjetik të vendit.
Sistemet fotovoltaike
- Përmes VEGA Energy ne jemi bëre partner i besuar, me kapacitete të mëdha teknike, staf të specializuar dhe eksperiencë të provuar në tregje ndërkombëtare aktualisht me projekte në Itali dhe Maqedoninë e Veriut.
- Me VEGA Solar kemi ndihmuar dhjetëra kompani dhe familje të ulin ndjeshëm kostot e energjisë dhe të bëhen më të pavarura.
- Falë shërbimeve VEGA Electric, sigurojmë cilësi dhe qëndrueshmëri afatgjatë.
Infrastruktura e karikimit për automjetet elektrike
- Me VEGA Charging, po ndërtojmë një rrjet kombëtar stacionesh karikimi, duke mbështetur tranzicionin drejt mobilitetit të gjelbër dhe duke plotësuar një boshllëk të rëndësishëm në tregun rajonal.
Kjo tregon angazhimin tonë për të ndërtuar një ekosistem energjetik modern, të qëndrueshëm dhe të aksesueshëm.
Si e vlerësoni rëndësinë e panaireve sektoriale si ky për të ndërtuar partneritete të reja dhe për të ndikuar në zhvillimin e tregut?
Panairet sektoriale nuk janë vetëm ekspozita produktesh ato janë forum strategjik për ndërtimin e ekosistemeve dhe influencën në drejtim të zhvillimit të sektorit. Nga perspektiva jonë si Vega, këtu është pse janë kaq të rëndësishme:
- Formësojnë rrjetin e partnerëve: Në krijimin e kontakteve me institucione, investitorë, kompani infrastrukturore, kontraktorë dhe furnizues dhe të identifikosh mundësi bashkëpunimi që nuk do të ishin të hapura në kanale të tjera.
Tregojnë kapacitetet teknike dhe standardet: Prezantimi publik i teknologjive dhe zgjidhjeve të reja rrit besimin dhe kredibilitetin, jo vetëm ndaj klientëve, por ndaj të gjithë aktorëve në industrinë energjetike.
Ndikojnë në trendet dhe politikat: Duke qenë të pranishëm dhe të aktivë në diskutime, Vega mund të ndikojë në formulimin e standardeve, politikave dhe infrastrukturës që do të bëjnë mundësi për rritje më të qëndrueshme të sektorit.
Marrim input dhe feedback të drejtpërdrejtë: Panairet janë vendi ku flitet hapur për sfidat dhe nevojat reale të tregut dhe ne e përdorim këtë për të përmirësuar ofertën tonë.
Katalizator projekte konkrete: Shpesh në një panair lindin marrëveshje, pilot-projekte dhe bashkëpunime që transformohen në kontrata reale.
Për Vega, prania në këtë panair është strategjike: ne duam që jo vetëm të jemi prezente, por të jemi aktive të ndërtojmë partneritete që zgjerohen përtej ekspozimit, dhe të kontribuojmë në formësimin e një tregu energjetik më dinamik dhe më të qëndrueshëm.
Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto