Mastercard promovon të ardhmen digjitale të Shqipërisë në Plug and Play Tirana Expo 2025 - Business Magazine Albania

Mastercard promovon të ardhmen digjitale të Shqipërisë në Plug and Play Tirana Expo 2025

Lideri global në pagesa thekson angazhimin ndaj inovacionit, sigurisë dhe përfshirjes në ekosistemin digjital në zhvillim të Shqipërisë

Javën e kaluar, Mastercard mori pjesë në Plug and Play Tirana Expo 2025, duke theksuar angazhimin e vazhdueshëm ndaj zhvillimit të ekonomisë digjitale të Shqipërisë. Ivan Hadjov, drejtori për fintech dhe partneritete jo-tradicionale/digjitale në kompani, u bashkua me startup-e lokale dhe drejtues të industrisë për të diskutuar rolin vendimtar të teknologjisë në zhvillimin ekonomik, me fokus në inovacionin digjital dhe sigurinë kibernetike.

Gjatë dy ditëve të Plug and Play Tirana Expo, u mblodhën mbi 60 folës dhe pjesëmarrës ndërkombëtarë nga më shumë se 20 vende, që përfaqësuan sektorët e teknologjisë, kapitalit sipërmarrës, qeverisë dhe korporatave. Expo-ja e zhvilluar në Piramidën e Tiranës, shërbeu si një forum dinamik për shkëmbimin e ideve mbi mënyrën se si Mastercard po mbështet startup-et, kompanitë fintech dhe SME-të në ndërtimin e ekonomive digjitale më të sigurta dhe gjithëpërfshirëse. Me Shqipërinë që po përjeton një transformim të shpejtë digjital, diskutimet erdhën në një moment të përshtatshëm dhe me rëndësi për zhvillimet aktuale.

“Digjitalizimi i Shqipërisë po ecën me hapa të shpejtë,” u shpreh Hadjov. “Mastercard mbetet i përkushtuar të mbështesë këtë progres përmes ekspertizës dhe përvojës sonë. Duke bashkëpunuar ngushtë me aktorët shqiptarë, përfshirë qeverinë, startup-et, kompanitë fintech dhe sektorin privat, mund të hapim mundësi të reja që fuqizojnë individët dhe bizneset. Të nxisim inovacionin dhe ndihmojnë në ndërtimin e një të ardhmeje më gjithëpërfshirëse. Qëllimi ynë shkon përtej prezantimit të teknologjive të avancuara të pagesave; ne synojmë të kultivojmë një kulturë besimi, bashkëpunimi dhe sigurie në mbarë ekonominë digjitale të Shqipërisë.”

Lexo edhe:Mastercard program për nxitjen e pagesave me kartë në Shqipëri, ofron gati 5 mijë terminale POS falas

Këtë vit, Mastercard nisi Programin Kombëtar të Pagesave Digjitale, “POSI,” në partneritet me Qeverinë e Shqipërisë, Shoqatën e Bankave të Shqipërisë dhe bankat tregtare. Kjo nismë do të mundësojë shpërndarjen e 4,750 pajisjeve POS falas në sektorë jetikë si dyqanet ushqimore, hotelet, restorantet, kafenetë dhe taksitë. Teksa industria e turizmit në Shqipëri lulëzon, siç e dëshmojnë të dhënat e Mastercard Economic Institute, mundësimi i pagesave digjitale në vendet kryesore të shitjes është kthyer në një element kyç për të mirëpritur dhe garantuar sigurinë e vizitorëve ndërkombëtarë.

“Në Mastercard, e shohim programin POSI si një hap fillestar në mbështetjen e përpjekjeve të Shqipërisë për digjitalizim dhe inkurajohemi nga ndryshimi në sjelljen e konsumatorëve, nga tërheqjet në ATM drejt transaksioneve me POS, siç theksoi edhe Banka e Shqipërisë,” shtoi Hadjov.

Së fundmi, Banka e Shqipërisë raportoi një total prej rreth 12.57 milionë pagesash me karta në terminalet elektronike të pikave të shitjes (POS). Numri i pagesave me kartë u rrit me 42% krahasuar me gjysmën e parë të vitit 2024. Nga çdo 100 transaksione të kryera me karta pagese (përjashtuar ato me para elektronike), rreth 52 ishin pagesa në POS, ndërsa pjesa tjetër përbëhej nga tërheqje ose depozitime në para. Ndërkohë, vlera totale e pagesave me kartë për periudhën gjashtëmujore arriti në 48.3 miliardë lekë, duke shënuar një rritje prej 11% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Në terma monetarë, pagesat me kartë përbënin 17.4% të të gjitha transaksioneve me karta, nga 16.3% që ishin vitin e kaluar. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, numri i terminaleve POS arriti në 27,969 në mes të vitit 2025, duke shënuar një rritje prej 28.4% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024*.

Teksa infrastruktura digjitale e Shqipërisë zhvillohet me ritme të shpejta, siguria kibernetike është shndërruar në një prioritet kryesor. Mastercard është i gatshëm të kontribuojë me ekspertizën globale, duke ndihmuar në mbrojtjen e arkitekturës digjitale të vendit dhe në forcimin e besimit në transaksionet e përditshme, ndërsa gjithnjë e më shumë biznese dhe qytetarë përqafojnë platformat online.

Me sytë nga e ardhmja, Mastercard konfirmon angazhimin ndaj ambicieve digjitale të Shqipërisë. Ne mbetemi të përkushtuar të vazhdojmë mbështetjen si për bizneset e vogla dhe të mesme (SME) ashtu edhe për individët, si dhe të thellojmë bashkëpunimin në fusha si siguria kibernetike dhe ekonomia e bazuar në të dhëna. Duke ofruar teknologji të avancuar dhe ekspertizë profesionale, Mastercard synon të ndihmojë në ndërtimin e një ekonomie digjitale gjithëpërfshirëse dhe konkurruese, duke siguruar që transformimi i Shqipërisë të mbetet i qëndrueshëm dhe i fortë.

*Të dhënat janë ato të publikuara zyrtarisht nga Banka e Shqipërisë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0