Vdekja e Elizabeth II, Afrika e Jugut thirrje Britanisë të kthejë diamantin e Yllit të Madh 500 karatësh - Business Magazine Albania

Vdekja e Elizabeth II, Afrika e Jugut thirrje Britanisë të kthejë diamantin e Yllit të Madh 500 karatësh

Vdekja e Elizabeth II, Afrika e Jugut thirrje Britanisë të kthejë diamantin e Yllit të Madh 500 karatësh

Pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth II, në Afrikën e Jugut po rriten thirrjet ndaj familjes mbretërore të Britanisë që të kthejë diamantin më të madh të njohur në botë. I njohur si Ylli i Madh i Afrikës ose Cullinan I, diamanti është prerë nga një gur i çmuar, më i madhi që u minua në Afrikën e Jugut në 1905 dhe iu dorëzua familjes mbretërore britanike nga autoritetet koloniale të Afrikës së Jugut. Aktualisht është montuar në një skeptër mbretëror që i përket Mbretëreshës.
Kërkesat për kthimin e Yllit të Madh të Afrikës dhe diamanteve të tjera, së bashku me thirrjet për riatdhesim janë intensifikuar që nga vdekja e Mbretëreshës. Shumë afrikano-jugorë e shohin blerjen e xhevahireve nga Britania si të paligjshme.

Lexo: Fundi i një epoke! Vdes Mbretëresha Elisabeta II

Diamanti Cullinan duhet të kthehet në Afrikën e Jugut me efekt të menjëhershëm, tha aktivisti Thanduxolo Sabelo. Më shumë se 6,000 njerëz kanë nënshkruar një peticion, duke kërkuar që Ylli i Madh i Afrikës të kthehet dhe të shfaqet në një muze të Afrikës së Jugut.

cnn

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0