Vasil Naçi, mentori që mblodhi dhe frymëzoi mbi 1500 njerëz me “Rruga drejt Suksesit” - Business Magazine Albania

Vasil Naçi, mentori që mblodhi dhe frymëzoi mbi 1500 njerëz me “Rruga drejt Suksesit”

Vasil Naçi, mentori që mblodhi dhe frymëzoi mbi 1500 njerëz me “Rruga drejt Suksesit”

Pas suksesit që pati vitin e kaluar “Rruga drejt suksesit” u rikthye në datën 17&18 Nëntor në ExpoCity, prezantuar nga Vasil Naçi. Mbi 1500 persona, mes tyre dhe BusinessMag, patën mundësinë për të mësuar, për t’u motivuar dhe për t’u zgjuar nga monotonia e përditshmërisë në atë trajnim ndryshe nga ata që jemi mësuar të shohim, duke na sjellë në mend folësit më të njohur ndërkombëtarë në Shqipërinë tonë të vogël.

Njerëz nga fusha të ndryshme u bënë bashkë për të ndjekur nga afër këtë seminar, ku përveç pjesës së prezantimit pati dhe ushtrime të ndryshme, ku gjithsecili mund të reflektonte për rrugën që duhet të ndiqte drejt suksesit.

Zgjidhni objektivat kryesore për jetën tuaj, përkushtojuni atyre dhe në këtë mënyrë do të shkoni drejt lumturisë. Krijoni një rutinë efektive dhe mësoni sesi të menaxhoni kohën tuaj. Jepuni prioritet gjërave që ju çojnë më shpejt drejt suksesit dhe hiqni dorë nga veset që ju shpërqëndrojnë,” u shpreh ai.

Lexo edhe:Leksioni i marrë nga tre mësues të suksesit

Naçi, president dhe CEO në Agna Grup na prezantoi:
  • 7 elementet bazë të suksesit (JU, vizioni, ndikimi, skuadra, filozofia, burimet, zbatimi)
  • 7 kolonat bazë të JU-së për sukses(shëndet, ençuri,  dashuri, dëshirë, aftësi, besim, shprehi)
  • rëndësinë që ka “Ju-ja” në jetën tonë
  • triadën e fuqisë emocionale(Fokus, fjalor ,fiziologji)
  • si të realizojmë objektivat tona, sa e rëndësishme është skuadra për të shkuar drejt rezultatit final
  • si të vëmë në zbatim burimet që kemi në dispozicion
  • strategjitë që duhet të ndjekim.

Ai theksoi se jeta është plot me paradokse që e bëjnë më interesant udhëtimin tënd.

  • Cilësi e lartë & çmim i ulët
  • Të punosh fort & të marrësh kënaqësi
  • Edhe vlera & edhe numrat
  • Vetë-disiplinë & argëtim
  • Autonomi & ndërvarësi
  • Ndihmon veten & kur ndihmon të tjerët

Dhe pikërisht është ky paradoks që na çon drejt përmbushjes si njerëz dhe na hap dyert e suksesit.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0