Vapa e madhe po bën që të shpërthejnë celularët Samsung - Business Magazine Albania

Vapa e madhe po bën që të shpërthejnë celularët Samsung

Vapa e madhe po bën që të shpërthejnë celularët Samsung

Korriku ishte një nga muajt më të nxehtë  në pjesën më të madhe të Evropës. Mbretëria e Bashkuar në veçanti është goditur nga një valë e fortë të nxehti me temperatura mesatare më të larta se ato në dekadat e fundit. Natyrisht, ishte e vështirë për njerëzit që përgjithësisht nuk ishin mësuar me një nxehtësi kaq të fortë. Bateritë e telefonave duket se e kanë të vështirë të përballen edhe me temperaturat e larta. Një YouTuber i njohur vuri në dukje se bateritë në tre nga telefonat e tij Samsung “shpërthyen” për shkak të valës së të nxehtit. Megjithatë, mund të ketë më shumë nga sa duket.

Arun Maini është një YouTuber shumë i njohur, i cili rishikon në mënyrë rutinore smartfonët nga Samsung dhe prodhues të tjerë. Ai ka bërë me dije se 3 celularë të tij Samsung kanë shpërthyer për shkak të temperaturave të larta.

 

Arun Maini tha se bateritë e Samsung Galaxy S6, Galaxy Note 8 dhe Galaxy S10 u zmadhuan shumë, duke nxjerrë nga vendi kapakun.
Por, Maini nuk është i vetmi. Shumë të tjerë në Britaninë e Madhe kanë treguar në rrjetet sociale se celularët e tyre Samsung janë nxehur shumë, edhe duke mos u përdorur. Në vitin 2016, celularët Samsung Galaxy Note 7 patën raste shpërthimesh, duke shkaktuar 112 zjarre në Angli. opeaixy.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0