Vaksinimi me AstraZeneca do të ndërpritet nëse e thotë OBSH dhe EMA - Business Magazine Albania

Vaksinimi me AstraZeneca do të ndërpritet nëse e thotë OBSH dhe EMA

Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, kanë ndjekur nga afër procesin e vaksinimit të mësuesve në qytetin e Durrësit.

“Edhe në Durrës vaksinimi i mësuesve po ecën shumë mirë. Në të gjithë Shqipërinë janë 41 shkolla deri tani ku është hapur procesi i vaksinimit. Ka patur pak hezitim po është kapërcyer, pasi ekspertët e kanë shpjeguar se të gjitha vendimet do të jenë të bazuara në rekomandimet e OBSH dhe EMA”, deklaroi Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë bëri me dije se Komiteti Kombëtar i Vaksinimit dhe Komiteti i Imunizimit po vlerësojnë situatën në dinamikë. Shefja e Epidemiologjisë dhe Sëmundjeve Infektive në ISHP, Silva Bino, tha se nuk ka të dhëna shkencore që konfirmojnë lidhjen shkak-pasojë, në lidhje me efektet e vaksinës AstraZeneca.

Ndërkohë, kryeministri Edi Rama ka nënvizuar se procesi i vaksinimit nëpërmjet vaksinave të AstraZeneca po vijon në shumë vende të tjera.

“Nuk kanë asnjë faj njerëzit që shqetësohen nga lloj-lloj lajmesh dhe lloj-lloj lëvizjesh që mund të kenë 1001 arsye. Kjo është luftë e madhe për jetën por është edhe luftë e madhe tregtare. Nuk e kanë ndërprerë vaksinimin, Polonia, Hungaria, Çekia, Sllovakia, Kroacia, Serbia, Kanadaja, Belgjika kishte konfirmuar sot prapë që do të vazhdojë, sepse nuk ka asnjë evidencë shkencore dhe nuk mund të ndalojmë vaksinimin thjeshtë për një dyshim që lidhet me një seri tjetër dhe të gjithë, edhe pjesa që ka bërë pezullimin, po presin konfirmimin e OBSH dhe të EMA, që deri tani ka konfirmuar vetëm vlerën e vaksinës dhe kur të thonë ndalojnë do e ndalojmë”, është shprehur kryeministri Rama.

Deri tani në vendin tonë janë kryer rreth 30 mijë vaksinime për personelin shëndetësor, të moshuarit dhe mësuesit në të gjithë vendin.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0