Vaksina: Një aplikacion monitoron reagimet e mundshme anësore - Business Magazine Albania

Vaksina: Një aplikacion monitoron reagimet e mundshme anësore

Vaksinat, përfshirë ato kundër Covid-19, mund të shkaktojnë reagime të mundshme anësore, por teknologjia mund të ndihmojë. Monitorimi i efekteve anësore pas vaksinimit, nga dhimbjet e kokës deri te dhimbjet e muskujve, nga ethet deri te të përzierat, është qëllimi i “Generator App Vaccinale”, një aplikacion për smartphone, i zhvilluar nga “Gemelli Generator”, një qendër e përparuar e Fondacionit Poliklinik të “Gemelli Irccs”, në bashkëpunim me kompaninë belge “Innovation Sprint”.

I gjithë stafi i fondacionit, së bashku me administrimin e dozës së parë të vaksinës, është ftuar të shkarkojë në smartphone aplikacionin, i pajtueshëm me iPhone dhe Android, dhe të regjistrohen. Stafit do t’i kërkohet të raportojë çdo ditë për reagimet anësore të vaksinimit dhe në shtatë ditët në vijim, përmes një pyetësori të lehtë për t’u plotësuar.

LEXO: Moderna: Vaksina jonë efektive edhe ndaj varianteve të reja të Covid-19

Aplikacioni është në përputhje me protokollet ISO dhe është certifikuar si pajisje mjekësore. “Zhvillimi i kësaj zgjidhjeje, është një shembull konkret se si është e mundur të kombinohen kërkimet me parandalimin, duke përfaqësuar një zonë strategjike në të cilën në të ardhmen e afërt do të vazhdojmë të përqendrohemi shumë”, shpjegon Giovanni Scambia, drejtor shkencor i “Gemelli Generator”.

ANSA

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0