Moderna: Vaksina jonë efektive edhe ndaj varianteve të reja të Covid-19 - Business Magazine Albania

Moderna: Vaksina jonë efektive edhe ndaj varianteve të reja të Covid-19

Kompania farmaceutike Moderna, e cila është një ndër prodhueset e vaksinave anti-Covid, ka deklaruar se vaksina e saj funksionon kundër varianteve të reja të koronavirusit, të gjetur në Mbretërinë e Bashkuar dhe Afrikën e Jugut.

“Po punojmë sot për një vaksinë të përmirësuar, që ta kemi nëse do të na duhet. Por shpresojmë të mos na duhet. Testet e hershme laboratorike sugjerojnë që antitrupat e shkaktuar nga vaksina mund të njohin dhe luftojnë variantet e reja. Nevojiten më shumë studime për të konfirmuar se kjo është e vërtetë për njerëzit që tashmë janë vaksinuar’’ u shpreh Dr. Tal Zaks, zyrtari kryesor i mjekësisë i Moderna.

LEXO: Vaksina e kompanisë Moderna rezulton e suksesshme tek të moshuarit

Variantet e reja janë përhapur shpejt në një numër vendesh. Ata kanë pësuar ndryshime ose mutacione, që do të thotë se ato mund të infektojnë qelizat njerëzore më lehtë sesa versioni origjinal i koronavirusit, kur filloi pandemia. Ekspertët mendojnë se lloji i ri virusit në Mbretërinë e Bashkuar, i cili u shfaq në shtator, mund të jetë deri në 70% më i transmetueshëm.

BLOOMBERG

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0