Vaksina me gjasë vepron edhe kundër mutacionit - Business Magazine Albania

Vaksina me gjasë vepron edhe kundër mutacionit

Vaksina

Sipërmarrja bioteknologjike, BioNTech pret që vaksina të veprojë edhe kundër mutacionit të ri të zbuluar të virusit Corona. Nga pikëpamja shkencore gjasat për këtë janë shumë të larta, tha kreu i BioNTech, Ugur Sahin para shtypit. Vaksina është testuar kundër 20 varianteve të tjera të virusit e gjithmonë përgjigja imunitare që ka dhënë trupi i ka deaktivizuar të gjitha format e virusit. Nëse kjo vlen edhe për variantin e ri, mbetet të provohet në javët e ardhshme. “Vaksina me gjasë vepron edhe kundër mutacionit.”

Varianti i ri SARS-CoV-2 po përhapet me shpejtësi në jugun e Anglisë. Kryeministri, Boris Johnoson e cilësoi në fundjavë atë si “70% më infektues” se varianti fillestar. Si pasojë mjaft shtete kufizuan lëvizjen me Britaninë e Madhe. Gjermania vendosi një ndalim të përgjithshëm për udhëtarë nga Britania e Madhe dhe Irlanda veriore, por edhe nga Afrika e Jugut, ku po ashtu është zbuluar një variant i panjohur i virusit Corona.

 

Reinhardt: “Mutacionet nuk janë të pazakonta”

Presidenti i Shoqatës së Mjekëve Gjermanë, Klaus Reinhardt ka paralajmëruar nga paniku. Mutacionet nuk janë të pazakonta tek viruset, tha ai për gazetën gjermane “Passauer Neue Presse”. “Duhet të veprojmë me qetësi dhe mbi bazë faktesh”. Ende nuk është e qartë pas vlerësimit të virologëve, nëse infektimi me virusin e ri është vërtet më i lartë. Për këtë ende nuk ka “një rezultat të qartë të fakteve shkencore”, sipas Reinhardt.

Ndërkohë Instituti Robert Koch iu drejtua me një lutje popullsisë në kuadër të krishtlindjeve. “Mos udhëtoni” tha kreu i RKI, Lothar Wieler. Të gjithë mundësisht t’i kalojnë krishtlindjet në rrethin e ngushtë familjar. “Reduktojini kontaktet në maksimum”, theksoi Wieler, sepse do të zgjasë ende, derisa kufizimet aktuale të tregojnë një përmirësim të situatës. Kemi “disa javë të vështira përpara”. RKI konstatoi të martën 19.528 raste të reja të Coronës në Gjermani, numri i vdekjeve u rrit me 731 vetë në gjithsej 27.000 viktima nga Corona.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0