Vajzat shqiptare për herë të parë në kampionatin e mundjes - Business Magazine Albania

Vajzat shqiptare për herë të parë në kampionatin e mundjes

Fusha e sportit është gjithmonë e madhe edhe e bukur, por ajo ç’ka i bën sportet interesante, mbetet gjithmonë “lufta” mes dy kundështarëve. Një sport i tillë është edhe mundja. Një sport luftarak, qëllimi i të cilit është që kundërshtari i mundur të pranojë  shtrirjen me shpatulla pas tapetit, i njohur në gjuhën sportive si “tuç’’.

Disiplina e mundjes ka rregulla sportive specifike, të cilat kontrollohen nga një gjyqtar sportiv. Ky sport antik, i cili që në hershmërinë e tij është konsideruar mashkullor në çdo perceptim të tijin, vjen i modernizuar duke sjellë për herë të parë në tapetin blu dhe të kuq sportistet femra në stilin e lirë.  Ashtu si në gjithë botën, ku fjala “femër” për herë të parë u përmend në WWW (World Wrestling Entertainment) në vitin 1980 me  Mary Lillian Ellison edhe në Shqipëri, mundja ka mbështetur mundëset e reja, të zbresin në tapet vitin që lamë pas (2018). Ekipi kombëtar shqiptar u përfaqësua  së fundi me 6 sportiste femra në Kampionatin e kupës së Shqipërisë “Muhamet Malo”, të zhvilluar në parkun olimpik “Feti Borova” në Tiranë, nga të cilat të 6-ta u vlerësuan me medalje të vendit të parë dhe të dytë.

  • Marina dhe Mariza Jaku (40 kg), vendi i parë
  • Tea Sulo (58kg), vendi i dytë
  • Anxhela Imeraj (59kg), vendi i parë
  • Xhenisa Mehmeti (75kg), vendi i parë
  • Melisa Bramka (75kg), vendi i dytë

Por, kjo nuk është hera e parë që këto vajza thyejnë tabu dhe sfidojnë vetveten në këtë disiplinë sportive. Me plot emocion, entuziazëm dhe duartrokitje, u prit debutimi i vajzave shqiptare Tea Sulo në kategorinë 57kg dhe Anxhela Imeraj në kategorinë 59 kg në Pallatin e Sportit “Allan Rusi”, në kuadër të Kampionatit Ballkanik të Mundjes për të rinjtë 2018. Pavarësisht përballjes me kundërshtarë shumë të fortë të nivelit olimpik nga Turqia, vajzat e ekipit kombëtar,  ia dolën të zhvillojnë me sukses ndeshjet e tyre të para zyrtare, duke u kurorëzuar me medalje bronxi. Ekipi u rendit gjithashtu i dyti në klasifikim, i ndjekur nga Greqia në vend të 3-të.

Lexo: Renis Tusha, 17 vjeçari kampioni i boksit shqiptar

Në një prezantim të shkurtër, trajneri i kombëtares shqiptare së mundjes për femra Altin Kurti shprehet : “Kam stërvitur mundës të të gjitha moshave, duke qenë se edhe karrierën si trajner e kam nisur në moshë fare të re me ndihmën e trajnerit tim Fuat Brahaj. Atëherë stërvita ekipin e të rriturve për Teutën e Durrësit. Më është dashur të bashkëpunoj me shumë kolegë të huaj për të shkëmbyer eksperiencën, por nuk do ta teproja aspak, nëse do të thoja se nuk ka kënaqësi më të madhe sesa frytet që ti merr nga ajo ç’ka ke arritur të krijosh vetë. Në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Mundjes hodhëm idenë për një risi në tapetin me rrathë. Në fillim askush nuk e përkrahu, por tani unë e them me krenari që ia dolëm”.

Ndërkaq, një zëri, vajzat e kombëtares shprehen se kanë gjithmonë diçka për të përmirësuar, por motivimi dhe puna e palodhshme i bën ato të pandalshme.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0