Vajza e Bill Gates, Phoebe, ndan një “këshillë ChatGPT” që thotë se e përdor çdo ditë në punë - Business Magazine Albania

Vajza e Bill Gates, Phoebe, ndan një “këshillë ChatGPT” që thotë se e përdor çdo ditë në punë

Vajza e Bill Gates, Phoebe Gates, ndan një “këshillë ChatGPT” që thotë se e përdor çdo ditë në punë

Phoebe Gates, vajza e Bill Gates, ka zbuluar së fundmi një mënyrë interesante se si përdor ChatGPT për të ndërtuar përmbajtje marketingu që funksionon në rrjetet sociale. Në një episod të fundit të podcast-it The Burnouts, të cilin ajo e bashkë-drejton me partneren e saj të biznesit Sophia Kianni, Gates tregoi se si “reverse engineering” i videove virale është një nga strategjitë kryesore të tyre.

Dyshja, që janë edhe bashkëthemeluese të startup-it fashion-tech Phia, fillimisht mbledhin një listë me video që performojnë shumë mirë në rrjetet sociale. Më pas, ato krijojnë një tabelë në Excel ku analizojnë pse një video ka funksionuar: çfarë e bën tërheqëse, si nis, si zhvillohet dhe si përfundon.

“Pastaj i analizojmë dhe i ‘çmontojmë’ këto video për të kuptuar si mund të krijojmë diçka të ngjashme,” shpjegoi Phoebe Gates. “Edhe për video shumë të thjeshta të themeluesve, shpesh frymëzohemi nga përmbajtje që kemi parë se ka funksionuar jashtëzakonisht mirë.” Sipas saj, ekzistojnë modele dhe struktura të qarta pas përmbajtjeve virale dhe kuptimi i tyre është thelbësor për suksesin në marketing.

Lexo edhe: Bill Gates zbulon formulën e tij, 2 pyetje që të nxjerrin nga çdo problem

Në këtë proces hyn edhe ChatGPT. Sophia Kianni tregoi se si përdorin AI për të ndërtuar skriptet e tyre: “E analizova një video: si fillonte (hook), çfarë ndodhte në mes dhe si mbyllej. Pastaj shkrova një përshkrim për Phia dhe ia dhashë ChatGPT-së, duke i kërkuar ta kthente në një skript që funksionon për brandin tonë.”

Sipas Kianni-t, sot askush nuk duhet të nisë nga zero: “Interneti ekziston për një arsye. Nuk ka pse të shpikësh gjithçka nga e para.”

Phoebe Gates shtoi se përdor AI pothuajse çdo ditë, duke e cilësuar atë si një mjet që “të jep superfuqi” në punë dhe kreativitet. Phoebe Gates dhe Sophia Kianni u njohën si shoqe dhome në Stanford University dhe lançuan platformën Phia në prill. Platforma skanon çmimet e rreth 40,000 faqeve online për t’i ndihmuar përdoruesit të krahasojnë çmimet e veshjeve dhe të gjejnë alternativa më të përballueshme.

Në episodin e parë të podcast-it, Phoebe Gates ndau edhe një detaj personal: ndryshe nga babai i saj, Bill Gates, ajo nuk u lejua të linte universitetin për të ndërtuar një kompani.

“Prindërit e mi këmbëngulën që unë ta përfundoja diplomën. Nuk më lejuan të braktisja studimet për një startup,” tha ajo me humor. “Është ironike, sepse babai im e bëri pikërisht këtë për të ndërtuar Microsoft, dhe pikërisht për këtë arsye unë kam pasur mundësinë të studioj në Stanford.”

TOI

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0