Ushtria amerikane teston për herë të parë armën elektronike që nuk gabon shënjestër - Business Magazine Albania

Ushtria amerikane teston për herë të parë armën elektronike që nuk gabon shënjestër

Ushtarët amerikanë të dislokuar në Siri janë duke testuar një dylbi të re për pushkët e precizionit të lartë e cila nuk të lejon të qëllosh deri sa sistemi i shënjestrimit nuk garanton që objektivi do të goditet.

Të quajtura “Smash 2000”, përdorin një sistem imazhi të bazuar në Linux, për të llogaritur trajektoren më të saktë të plumbave në një objektiv specifik, të cilin ushtarët në fillim e “shënojnë” me të dhe më pas shtypin një buton të vogël pranë dorezës mbajtëse të pushkës.

Kur ushtari është gati për të qëlluar, sistemi përcakton nëse shënjestra është e vërteta dhe nëse nuk është, arma nuk mund të qëllojë edhe nëse tërhiqet këmbëza. Në testimin në terren në bazën al-Tanf të ushtrisë amerikane në Siri, afër kufijve juglindorë me Jordaninë dhe Irakun, ushtarët kanë përdorur SMASH 2000 për të goditur kutitë e vogla të vendosur në dronë, ndërsa lëvizin nëpër qiell.

Këto dylbi inteligjente janë përdorur më herë nga Forcat Izraelite të Mbrojtjes, por sipas prodhuesit “Smart Shooter Ltd.”, kjo është hera e parë që ato janë përdorur në Siri.

DAILYMAIL

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0