Ushqehemi shëndetshëm?! Ndiqni këto këshilla

Ushqehemi shëndetshëm?! Ndiqni këto këshilla


Një gjë që ka filluar të bëhet e dukshme edhe mes shqiptarëve është “mosshijimi i ushqimit”. Për pjesën më të madhe të punonjësve e sipërmarrësve, dreka nuk është më një takim familjar, madje edhe darka është në rrezik.

Në një intervistë për Businessmag.al, Maurizio Cantalini, themelues i rrjetit të restoranteve në Tiranë “Vita 99” jep disa këshilla për një mënyrë më të shëndetshme ushqyerje:

Hani në shoqëri

Ushqimi duhet të shijohet në tavolinë, i rrethuar nga një shoqëri e mirë, në rastin ekselent nga familja. Konsumi i produkteve në shoëri dhe pa nxitim, është një terapi e brendshme sipas tij.

Lexoni: LaPiat, Startup-i nga Toronto ju fton të shisni ushqimet që gatuani nga kuzhina juaj

Shmangni ngrëniet në këmbë apo para kompjuterit.

Kur jeni në këmbë, duke ecur apo para kompjuterit, po ushqeheni pa mendje. Rrjedhimisht nuk ruani ritmin e duhur të ushqyerjes, mund ta teproni me ushqimin, pasi nuk jeni duke e dëgjuar trupin nëse po ju kërkon apo jo ushqim. Të ngrënit shpejt dhe shumë, vështirëson procesin e tretjes.

Përcaktoni oraret e ngrënies dhe respektojini ato

Çdo ushqim, çdo vakt ka kohën e vet. Stomaku mësohet me orarin e ushyerjes, dhe nëse bëjmë të kundërtën aparati tretës gjendet i papërgatitur për të përpunuar ushqimin.

Lexoni: 5 Rregullat e të ushqyerit mirë

Hani pak nga të gjitha

Një këshillë e vlefshme për shqiptarët dhe ballkanasit është të mos fokusohemi vetëm tek mishi dhe sallata.

Pak karbohidrate, pak protenia, është një mënyrë më e lehtë e të ushqyerit për metabolizmin tonë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0