USAID CATALYZE bën thirrje për ide mbi mobilizmin e financimit për NVM në Ballkanin Perëndimor - Business Magazine Albania

USAID CATALYZE bën thirrje për ide mbi mobilizmin e financimit për NVM në Ballkanin Perëndimor

Projekti i USAID-it CATALYZE Inovative Blended Finance – The Engines of Growth shpall thirrjen FON-CATALYZE-EoG-2022-0255 për shërbime: “Konceptet inovative për financimin e rritjes së ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme (SME) në Ballkanin Perëndimor”. Qëllimi i kësaj thirrje është mbledhja e propozimeve me qëllim mobilizim të financimit për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme me potencial të lartë rritjeje.

CATALYZE do të shqyrtojë dhe do të japë grante të drejtpërdrejta dhe/ose nënkontrata për kompanitë dhe organizatat për të përmbushur objektivin 2: Lehtësimi i financimit alternativ shtesë për NVM-të potenciale me rritje të lartë në Ballkanin Perëndimor, me qëllim zhvillimin e tyre, rritjen e produktivitetit dhe krijimin e vendeve të punës.

CATALYZE inkurajon ofruesit të marrin në konsideratë rezultatet e dëshiruara të mëposhtme, megjithatë mirëpret çdo ide novatore që do të rrisë disponueshmërinë dhe përdorimin e financimit për rritjen e SME-ve të gatshme:

  • Rritja e aksesit në financa të përballueshme, të cilat mund të përfshijnë borxhin dhe/ose kapitalin;
  • Rritja e disponueshmërisë së produkteve dhe shërbimeve financiare me kushte të përshtatshme për NVM-të;
  • Numri më i madh i produkteve dhe shërbimeve të bazuara në rrjedhën e parasë në treg;
  • Rritja e burimeve jo-tradicionale të financimit (përfshirë por pa u kufizuar në financimin e faktorizimit ose të arkëtimeve, financimin e zinxhirit të furnizimit, huatë për ndarjen e të ardhurave, financimin e bazuar në aktive të luajtshme, investimet e kapitalit, etj.).

Aktiviteti Engines of Growth (EoG) është një projekt në kuadër të CATALYZE dhe është krijuar për të lehtësuar qëndrueshmërinë, rritjen dhe krijimin e vendeve të reja të punës në ndërmarrjet e vogla dhe të mesme të Ballkanit Perëndimor, duke përmirësuar aksesin e tyre dhe përdorimin e financave të përshtatshme. EoG po punon për të ndihmuar në mobilizimin e kapitalit për NVM-të për të mbështetur NVM-të dhe vendet e punës vulnerabël në vazhdën e COVID-19 dhe tani kërkon të lehtësojë financimin e duhur për SME-të me potencial me rritje të lartë afatgjatë.

Aplikimet dorëzohen në mënyrë elektronike në adresën e emailit – wbalkans.eog@thepalladiumgroup.com

Afati i fundit për pyetje në lidhje me thirrjen e hapur është 15 shkurt 2022.

Afati i fundit për dorëzimin e aplikacioneve është 3 Mars 2022.

Informacion më të detajuar rreth konkursit në anglisht mund të gjeni këtu.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0