Ursula Von der Leyen: Ky është suksesi juaj dhe i qytetarëve - Business Magazine Albania

Ursula Von der Leyen: Ky është suksesi juaj dhe i qytetarëve

Ursula Von der Leyen

Presidentja e Komisionit Europian Ursula Von der Leyen në fjalë e quajti vendimin për hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE si sukses i liderëve politikë dhe popujve të dy vendeve.

Më poshtë ju sjellim fjalën e saj:

Është suksesi juaj dhe i qytetarëve tuaj që keni punuar shumë për të arritur deri këtu dhe keni treguar përkushtim për vlerat tona, këmbëngulje, keni pasur besim tek procesi drejt BE-së, keni një shoqëri civile të gjallë dhe keni bërë shumë reforma. Ju i keni bërë të gjitha këto ndryshime, jo vetëm për rrugën drejt BE, por për vendin tuaj. Ne si KE ju kemi mbështetur gjatë gjithë rrugës dhe do vazhdojmë ta bëjmë.

Mbi negociatat, pas konferencës sot, Komisioni dhe ekipet negociuse do fillojnë punën sot, shqyrtimi do të jetë hapi i parë dhe do bëjë të mundur që Shqipëria dhe RMV të dinë detyrat.

Ne do vazhdojmë të jemi më afër në pikat kyçe, si psh. Shqipëria do bashkohet për mbrojtjen civile europiane dhe kjo do rrisë përballjen mbi emergjencat civile, tërmetet apo aspektet e tjera që BE të jetë aty dhe do të mbështesë sa herë që do ketë shkaqe të tilla.

Maqedonia e Veriu do shqyrtojë marrëveshjen Frontex. Ju mund të mbështeteni tek ne që të gjitha ligjet të përkthehen në gjuhën maqedonase.

Lexo: Hapen negociatat me BE. Ditë e shënuar për Shqipërinë

Pika e tretë. Përfitimet do të vijojnë teksa keni rrugën BE, do ketë rritje investimesh, bashkëpunime në pikat kyçe, punësime të reja, mundësi të reja, për këtë kanë pritur kaq gjatë qytetarët tuaj. Në fund, I dashur Edi, I dashur Dimitr, ju keni treguar kaq shumë lidershqip, vizion, durim strategjik por në këto kohë me sfida të mëdha të sulmit brutal rus ju keni treguar bashkimit tuaj me vlerat evropiane. Urime, fillimi të negociatave me dy vendet është një sukses I presidencës cceke kjo është ngritur nga puna e presidencave të mëparshme.

Populli shqiptar dhe ai i Maqedonisë së Veriut e meritojmë. Ne do jemi bashkë dhe do i presim dy  vendet në union.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0