Uplift Albania, akseleratori i startup-eve shqiptare drejt finales më 20 janar

Uplift Albania, akseleratori i startup-eve shqiptare drejt finales më 20 janar


Krijuar për të eliminuar barrierat drejt financimit dhe suksesit, përmirësimit të klimës së sipërmarrjes, ndërtimit të modeleve të suksesit, Uplift Albania pas 3 muajsh nga themelimi dhe dhjetëra takime, prezantime e trajnime, si një ndër akseleratorët më të rinj rajonal ka hyrë në fazën finale.

Tetë startup-et që do të gradohen nga ky program do të shpalosin progresin e tyre përgjatë këtij edicioni. Themeluar nga ICTSmedia me mbështetjen e SOVVA dhe SlovakAid, ky program akselerimi ka gjetur besimin e shumë aktorëve të rëndësishëm të inovacionit në Shqipëri siç janë Banka Credins, Vodafone Albania, Gjonaj Group Holdings, Albvision, si dhe mbështetjen e partnerëve të ekosistemit si EU For Innovation, Bashkia Tiranë, Programi Zviceran për sipërmarrjen SwissEP, kompania Vigan Group, Tegeria, ICTSlab, si dhe Televizionit Scan.

Rrugëtimi i parë i akseleratorit rajonal nuk ishte i lehtë për të gjithë startup-et që dolën fitues pas bootcamp-it përzgjedhës më 9 Nëntor. Tre prej të cilëve që dolën fitues nuk arritën fazën e graduimit, teksa 8 startupe nga 52 që kishin aplikuar nga në 6 shtete të rajonit ju bashkuan misionit të shtëpisë botuese lider në Shqipëri dhe rajon në fushën e teknologjisë. Uplift Albania u themelua për sipërmarrësit e rinj të cilët kërkojnë mbështetje, duke ofruar resurse jetike si mundësi për investime graduale përmes rrjetit të partnerëve dhe investitorëve për të zhvilluar një projekt që në hapat e para si dhe siguruar mentorim për një feedback efektiv dhe burim të vazhdueshëm njohurish.

Lexo: 10 startup-et fituese të programit të akselerimit në Uplift Albania

  • Çfarë ndodhi gjatë këtij programi të parë të akselerimit?

Përgjatë muajit Nëntor dhe Dhjetor u organizuan trajnime me ekspertë, mentorë, investitorë, përfaqësues të bizneseve dhe ekosistemit të startupeve nga Shqipëria, rajoni dhe Evropa me synimin për ti orientuar startupet drejt një modeli biznesi me perspektive financiare të qëndrueshme.

PlexusvrMoovy FoodIpervoxAmargi, iAvokatOrar.alAddo Group dhe Game On të dala nga Selection-Bootcamp më 9 Nëntor kaluan 6 javë trajnime, prezantime dhe punime intensive me disa prej ekspertëve më të shquar në fushën e sipërmarrjes në Shqipëri, rajon dhe Evropë. Faza e trajnimeve me ekspertë në Uplift Albania nisi zyrtarisht më 13 Nëntor. Tomas Penxa, Arjeta Dhima, Shkelzen Marku, Elvis Zerva, Mirela Malka, Apurv Mishtra, Akash Mishra, Jewell Sparks, Francesco Cracolici, Eneid Lika, Jakob MOdeer, Arjodita Mustali dhe Dianna Yau asistuan, mentoruan dhe ofruan gjithë mbështetjen dhe ekspertizën e tyre gjatë periudhës Nëntor-Dhjetor për startupet.

  • Dy workshope përpara Demo-Day

Më 18 Janar një workshop me pjesëmarrjen e ekspertëve Evropianë në fushën e sipërmarrjes Kristina KorcekovaMartin Vesely dhe Jules Banning ka për qëllim të parapërgatitë startupet për ditën finale Demo-Day ku do të prezantojnë përballë investitorëve potencialë.

Më 20 Janar 09:00, Workshop i Hapur për Financa.

Për të finalizuar përpjekjet disa mujore të akseleratorit, 25 përfaqësues nga bota e startupeve dhe kompanive të cilat kërkojnë akses në financa përmes kapitalit privat, financimit të BE-së për SME apo kompani të tjera inovative do të mblidhen në një workshop temë e të cilit do të jetë arti i financave i cili udhëhiqet nga Eva SimekovaDaniel Straka dhe Peter Kolesar.

Ky workshop i hapur do të prezantojë pjesëmarrësit me botën e financimit, ndërtimin e strategjisë së duhur për të thithur financime, mundësitë e financimit që ofron Bashkimit Evropian si dhe të analizojë disa raste të kompanive që kanë ngritur financime nga sektori privat dhe publik.

Për është ky workshop? Nëse pyesni se si duhet të financoj biznesin tim, çfarë kërkojnë investitorët, si të jem i suksesshëm kur aplikoj për një financim dhe cila janë disa prej gabimeve që bëjnë kompanitë në kërkim të financimeve.

Konsderohet si dita kulminante e rrugëtimit 2 mujor të startupeve të Uplift Albania, Demo-Day do të paraprihet nga një takim mes investitorëve me secilin prej startupeve gjatë aktivitetit Investor Connect. Secili startup do të mund të takojë investitorët në formatin “Speed Dating” përgjatë 7 minutave si Peter Kolesar, Eva Simekova, David Arvay, Marin Gjonaj, Stephen Kelly, Boris Zeleny, si dhe investitorë të ndryshëm. Më pas çdo startup do të ketë shansin të prezantohet përballë audiencës me ekspertë, sipërmarrës, investitorë dhe biznese ndërsa mbrëmja mbyllet me shpalljen e fituesit të çmimit prej 3,000 euro si dhe disa shpërblimeve të tjera speciale për startupet.

Lexo: Kushtrim Shala, Uplift Albania akseleratori që ju duhet startup-ve shqiptare

  • Të jesh pjesë e Uplift Albania

Me misionin për të ndërtuar idetë në inovacione të suksesshme të cilat mbështeten vetë financiarisht, Uplift Albania është dera e mundësive të shumta dhe shanseve të arta për 8 startupet pjesëmarrëse. Uplift Albania nuk investon në mënyrë direkte në kompani. Duke u bërë pjesë e akseleratorit startupet mund të përfitojnë deri në 50,000 euro investim përmes partnerëve ose 3,000 euro çmim për ekipin më të mirë. Mëse 21 mentorë dhe investitorë si Peter Kolesar, Jaroslav Luptak, Michal Laco, Eva Simekova, Mary MacPherson, Martin Kujan, Tomas Penxa, Andrej Petrus, Jules Banning, Igor Madzov, Marek Lavcak, Milan Steskal, Ladislav Kossar, Shkelzen Marku, Patrik Fetahaj, Rafaela Rica, Diana Xhumari, Egzon Halili, Ermal Bajrami, Arjodita Mustali, dhe Marin Gjonaj kanë asistuar startupet e Uplift Albania.

Uplift

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0