United Airlines prezanton “Relax Row”, ulëse që kthehen në shtrat për fluturimet e gjata - Business Magazine Albania

United Airlines prezanton “Relax Row”, ulëse që kthehen në shtrat për fluturimet e gjata

Dëgjo këtë artikull
AI Generated
0:00 / 0:00

Në vitin 2027, United Airlines do të sjellë një inovacion për udhëtarët e klasës ekonomike me lançimin e “Relax Row”, karrigeve ulëse që mund të shndërrohen në shtrat gjatë fluturimeve të gjata. Çdo rresht përbëhet nga tre ulëse ekonomike me mbështetëse për këmbët që mund të ngrihen për të krijuar një sipërfaqe të sheshtë, ndërsa udhëtarët do të marrin një dyshek, batanije dhe dy jastëk (plus një lodër për fëmijët).

Ky opsion mund të rezervohet si individ, çift ose familje me tre persona, me deri në 12 rreshta të dedikuar për çdo aeroplan. Deri në vitin 2030, “Relax Row” do të jetë i disponueshëm në më shumë se 200 avionë 787 dhe 777 të United Airlines.

Ky koncept nuk është i ri: Air New Zealand ofron prej 2011-ës opsionin Skycouch, ndërsa Lufthansa ka “Sleeper’s Row” për fluturimet më të gjata se 11 orë. Diferenca e United është se “Relax Row” sjell mbështetëse për këmbët që zgjasin hapësirën për shtrirje, duke e bërë eksperiencën më komode për udhëtarët e klasës ekonomike që nuk duan të përmirësojnë biletën në klasën dedikuar biznesit.

Ky zhvillim pasqyron një trend në industrinë e aviacionit ku linjat ajrore po synojnë të maksimizojnë komoditetin për udhëtarët, duke u ofruar atyre një përvojë të ngjashme me business class, pa kosto të larta.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0