Karl Lagerfeld, drejtori kreativ ikonë i shtëpisë së modës Chanel vdiq në Paris në moshën 85 vjeçare. Ai la pas një trashëgimi në modë që do të frymëzojë brezat e ardhshëm të dizajnerave.
Lagerfeld e nisi punën e parë në industrinë e modës në vitin 1955 si asistent i dizajnerit francez Pierre Balmain. Dy dekadat e ardhshme ai i kaloi duke punuar në mënyrë të pavarur për disa nga shtëpitë e modës më të njohura, duke u bërë kështu pjesë e Chanel në vitin 1983, 12 vjet pas vdekjes se themelueses Coco Chanel. Ai është vlerësuar për transformimin e shtëpisë në një nga brandet luksoze më fitimprurëse në botë.
Lexoni: Motivohuni nga Coco Chanel për të arritur suksesin
Por, Lagerfeld nuk ishte i famshëm vetëm për veshjet, bizhuteritë dhe parfumet që dizenjoi. Ai gjithashtu do të mbahet mend për komentet e tij të sinqerta dhe shpesh herë kontorverse për: modën, stilin, karrierën, stilin e jetesës, etj., që tani njihen si thëniet e Karl Lagerfeld.
Për Karlin:
“Unë jam një diamant i zi, i pastër. Diamantët e zinj janë të rrallë, të vështirë për t’u prerë dhe jo-komercial.”
Për dizajnet e tij:
“Improvizo. Bëhu më kreativ. Jo sepse duhet, por sepse ti do. Evolucioni është sekreti për hapin e rradhës.”
Për paratë:
“Nëse hidhni para jashtë dritares, hidhini me gëzim. Mos thoni: “Kjo nuk duhet bërë”, është shumë borgjeze.”
Për pasurinë e tij:
“E kam ditur gjithmonë që kam lindur për të jetuar kështu, që do të bëhesha një farë legjende.”
Për veten:
“Unë jam bërë një karikaturë e vetes dhe më pëlqen.”
Për imazhin e tij:
“Dua të kem një imazh sipërfaqësor. Nuk dua të dukem serioz. Ti mund të jesh serioz, por nuk duhet ta tregosh këtë.”
Për etikën e punës:
“Asnjëherë nuk jam i lumtur me veten. Gjithmonë mendoj se jam dembel apo se mund të kisha bërë më mirë.”
Për egon:
“Nuk jam i fiksuar me emrin tim, jam i fiksuar me pamjen.”
Për imazhin:
“Të mendosh se aparenca nuk vlen në ditët e sotme është një gënjeshtër; Ajo të lejon të jetosh në harmoni me veten.
Për stilin:
“Mos u vish për të vrarë, vishu për të mbijetuar.”
/Time
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto