Uljan Sharka ndërton një nga superkompjuterët më të mëdhenj për Inteligjencën Artificiale - Business Magazine Albania

Uljan Sharka ndërton një nga superkompjuterët më të mëdhenj për Inteligjencën Artificiale

Uljan Sharka ndërton ‘Colosseum’, superkompjuterin me modele AI mbi 1 trilion parametra

Dëgjo këtë artikull
AI Generated
0:00 / 0:00

Uljan Sharka, CEO i kompanisë milaneze iGenius, shpesh e quajtur “OpenAI italiane”, po ndërton një nga superkompjuterët më të mëdhenj në botë për Inteligjencën Artificiale. Superkompjuteri i ri quhet Colosseum dhe do të jetë një nga SuperPOD-et më të mëdhenj Nvidia DGX në botë, i pajisur me superçipet më të avancuara Nvidia Grace Blackwell.

U njoftua nga iGenius, një kompani me seli në Milano e drejtuar nga Uljan Sharka, e njohur tashmë për zhvillimin e softuerëve të inteligjencës artificiale, aq sa shpesh është quajtur “OpenAI italiane”. Sot, kompania, e cila operon si në Itali ashtu edhe në Shtetet e Bashkuara, njoftoi lançimin e një prej superkompjuterëve më të mëdhenj në botë, NVIDIA DGX SuperPOD, i pajisur me superçipat më të rinj NVIDIA Grace Blackwell.

Ky superkompjuter, i quajtur “Colosseum”, do të mbështesë zhvillimin dhe implementimin e modeleve të avancuara të inteligjencës artificiale për klientë në sektorët financiarë, shëndetësorë dhe në administratën publike, në nivel global.

Çfarë është “Colosseum”?

Sipas iGenius, Colosseum është i pajisur me sisteme NVIDIA DGX GB200 që përmbajnë mijëra superçipa NVIDIA Grace Blackwell, të projektuar për trajnim dhe përdorim në kohë reale të modeleve të mëdha gjuhësore (LLM) me mbi një trilion parametra.

Superkompjuteri do të vendoset në një rajon të Italisë jugore (vendndodhja e saktë nuk është bërë publike për arsye sigurie). Ai do të përdorë një sistem modern ftohjeje me lëng dhe do të arrijë një performancë deri në 115 exaflops (115 kuadrilion operacione në sekondë), duke u furnizuar plotësisht me energji të rinovueshme nga Italia.

Për çfarë do të përdoret?

Colosseum do të shërbejë për:

  • Zhvillimin e aplikacioneve të avancuara të AI.
  • Trajnimin e modeleve open-source të inteligjencës artificiale gjenerative.
  • Krijimin e modeleve të mëdha gjuhësore me mbi një trilion parametra.

Ai përfaqëson fazën e re të bashkëpunimit mes iGenius dhe NVIDIA për ndërtimin e modeleve të AI për sektorë që kërkojnë nivel maksimal sigurie, besueshmërie dhe saktësie të të dhënave, si financa, shëndetësia dhe administrata publike.

Modelet e iGenius do të zhvillohen duke përdorur platformën NVIDIA AI Enterprise, arkitekturën NVIDIA Nemotron dhe framework-un NVIDIA NeMo. Ato do të ofrohen si mikroshërbime NVIDIA NIM, si aplikacione të menaxhuara plotësisht, si në cloud ashtu edhe “on-premise”, në përputhje me rregulloret e industrive dhe qeverive për inteligjencën artificiale.

Një hap drejt “AI sovrane”

Sipas iGenius, Colosseum është një hap i rëndësishëm drejt ndërtimit të një infrastrukture për “AI sovrane” – pra zhvillim i inteligjencës artificiale brenda territorit europian, me kontroll mbi të dhënat, privatësinë dhe sigurinë. Falë teknologjisë Blackwell, sistemi ofron deri në 25 herë më shumë efikasitet energjetik krahasuar me gjeneratat e mëparshme të platformave NVIDIA, duke rritur ndjeshëm kapacitetin për përpunimin e ngarkesave të punës me AI. Superkompjuteri është projektuar për t’u integruar me modelet e specializuara të iGenius, përfshirë GPT for Numbers – një arkitekturë pronësore e krijuar për të minimizuar “halucinacionet” e AI në raste kritike që përfshijnë të dhëna financiare, informacione klientësh dhe pronë intelektuale. Ndër përdoruesit e parë të këtyre modeleve janë institucione të mëdha financiare globale dhe kompani të menaxhimit të aseteve, përfshirë institucione financiare të renditura në F100.

Uljan Sharka, CEO i iGenius, u shpreh: “Colosseum është një nga platformat më të avancuara në botë për industri të rregulluara, duke vendosur standarde të reja për inovacionin dhe shpejtësinë në inteligjencën artificiale. E kemi projektuar këtë superkompjuter për raste përdorimi që mund të gjenerojnë mbi 1 miliard dollarë vlerë.” Nga ana tjetër, Charlie Boyle, zëvendëspresident i platformave DGX në NVIDIA, theksoi: “Inteligjenca artificiale është teknologjia më transformuese e kohës sonë. Superkompjuteri iGenius Colosseum me superçipin Grace Blackwell përfaqëson një ‘fabrikë AI’ që do të përshpejtojë zhvillimin dhe implementimin e aplikacioneve të AI në përputhje me kërkesat rregullatore dhe kulturat lokale.”

Një qendër bashkëpunimi

Përveç zhvillimit të modeleve për industri të rregulluara, Colosseum do të funksionojë edhe si një qendër bashkëpunimi, duke lidhur biznese, universitete dhe politikëbërës për të promovuar akses të barabartë në teknologjitë e inteligjencës artificiale. Në thelb, Colosseum synon të krijojë një model transparent dhe të sigurt të zhvillimit të AI, duke adresuar nevojat specifike të sektorëve ku saktësia, privatësia dhe besueshmëria janë thelbësore. Ky investim shënon një hap të rëndësishëm për Italinë dhe Evropën në garën globale të inteligjencës artificiale.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0