Ulet papunësia tek të rinjtë. Ja panorama e INSTAT për papunësinë - Business Magazine Albania

Ulet papunësia tek të rinjtë. Ja panorama e INSTAT për papunësinë


Papunësia tek moshat e reja vijon të jetë e lartë, ndonëse vitin e kaluar shënoi rënie, sipas INSTAT.

Për moshën 15-24 vjeç papunësia është 28,3% (29,6 % për meshkujt dhe 26 % për femrat). Krahasuar me një vit më parë, shkalla e papunësisë tek të rinjtë ra 3,6 pikë përqindje.

Përgjatë këtij viti rezultojnë 120 mijë persona të punësuar, ku meshkujt kryesojnë me mbi 12% më shumë se femrat. Numri i personave të papunë arriti ndërkohë në 173 mijë. Por, meshkujt kryesojnë edhe në kategorinë e të papunëve.

Ato janë 15.4% më shumë krahasuar me femrat, duke bërë që shkalla e papunësisë tek meshkujt të jetë më e lartë se tek femrat.

Edhe pse ende shumë informal si sektor, bujqësia është sektori ku INSTAT numëron më shumë të punësuar. Sipas INSTAT, në bujqësi janë punësuar me pagë 44.5%, 34% janë të vetëpunësuar, ndërsa 21.6% janë persona që punojnë në bujqësi pa pagë, duke kontribuar në biznesin familjar.

Bazuar në vlerësimet e Anketës së Forcave të Punës, gjatë vitit 2018, numri i personave në forcën e punës është 1.404 mijë persona.

Ku punojnë shqiptarët?

Qarku Bujqësi Industri Shërbime
Elbasan 67% 9% 23%
Kukës 64% 7% 29%
Berat 61% 13% 26%
Fier 60% 12% 28%
Dibër 59% 13% 27%
Korcë 53% 14% 33%
Shkodër 46% 19% 35%
Gjirokastër 40% 20% 40%
Lezë 35% 22% 43%
Vlorë 33% 23% 44%
Durrës 14% 34% 52%
Tiranë 7% 27% 66%

Qarku i Elbasanit është qarku i cili ka numrin më të lartë të personave të punësuar në bujqësi me 67%, ndërsa. Tirana ka numrin më të vogël të të punësuarve në këtë sektor, vetëm 7%.

Në sektorin industrial kryeson Durrësi me 34%. Tirana kryeson në sektorin e shërbimeve me 66% të të punësuarve duke lënë në vendin e fundit qytetin e Elbasanit me 23% të të punësuarve në shërbime.

Sipas INSTAT, gjatë vitit 2018 paga mesatare bruto rezulton 50.589 lekë, ndërsa ajo minimale 24.000 lekë.

 

 

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0