58% e numrit të përgjithshëm të të diplomuarve i takojnë nivelit Bachelor. Të rinjtë preferojnë që të ndjekin studimet e larta, por ndërsa numri i të diplomuarve po rritet, edhe papunësia mes tyre po rritet. Fushat në të cilat janë diplomuar më shumë femrat janë: shëndet dhe mirëqenie, ndjekur nga arsimi, shkencat sociale, gazetari dhe informacion. Fushat në të cilat janë diplomuar më shumë meshkujt janë: shërbime, inxhinieri, prodhim e ndërtim dhe teknologji e informacionit dhe komunikimit.
Lexo: Ulet papunësia tek të rinjtë. Ja panorama e INSTAT për papunësinë
Sipas studimeve të kryera rezulton se në pesë vitet e fundit 165 mijë shqiptarë janë diplomuar në të gjithë nivelet e arsimit të lartë. Ajo ç’ka vërehet dukshëm, është se interesi për një shkollë profesionale ka rënë ndjeshëm.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.