Ulen me 75% tarifat për sipërmarrjet e vogla dhe shpikjet

Ulen me 75% tarifat për sipërmarrjet e vogla dhe shpikjet

sipërmarrjet e vogla

Ministrja e Financave, Anila Denaj ka njoftuar së është dakordësuar në parim Marrëveshja mes Organizatës Europiane të Patentave dhe Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale, pranë Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë.

Sipas njoftimit në datat 30 qershor – 1 korrik 2020, Këshilli Administrativ i Organizatës Europiane të Patentave (EPO) diskutuan edhe Marrëveshjen e Punës midis Organizatës Europiane të Patentave (EPO) dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Pronësisë Industriale, pranë Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë.

Denaj bën me dije se nga kjo marrëveshje, do të përfitojnë ulje me 75% të tarifës bazë, rreth 100 aplikime shqiptare në vit nga shpikësit e pavarur, sipërmarrjet e vogla dhe të mesme, universitetet dhe organizatat jo fitimprurëse.

Lexoni: Merkel dhe von der Leyen diskutojnë për fondin europian të rimëkëmbjes

Avantazhi kryesor i marrëveshjes do të jetë reduktimi i tarifës së raportit të kërkimit të hartuar nga ZEP për aplikantët shqiptarë në rastet kur kanë depozituar në DPPI për çdo:

– Aplikim Ndërkombëtar për patentë për shpikje, bazuar në marrëveshjen në fushën e patentave,

– Aplikim kombëtar për patentë të depozituar në DPPI.

“Nënshkrimi i marrëveshjes nga të dy titullarët, pritet të bëhet së shpejti pavarësisht pandemisë,” shkruan ministrja.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0