Ulen kostot e pagesave në euro në sistemin bankar. BSH njofton funksionimin e sistemit AIPS Euro - Business Magazine Albania

Ulen kostot e pagesave në euro në sistemin bankar. BSH njofton funksionimin e sistemit AIPS Euro

Ulen kostot e pagesave në euro në sisAIPS Euro

Banka e Shqipërisë ka bërë të ditur se ka nisur funksionimi i sistemi AIPS Euro, i cili proceson pagesat e klientëve të bankave në euro, brenda vendit.

Ky projekt disavjeçar i Bankës së Shqipërisë, në bashkëpunim me sistemin bankar, shënon një arritje të rëndësishme në zbatim të planit të veprimit të Strategjisë Kombëtare të Pagesave me Vlerë të Vogël në Shqipëri.

Arritja e operacionalizimit të sistemit AIPS Euro ndërthur zhvillimin e një game të gjerë masash me natyrë infrastrukturore e rregullative. Në thelb, përmbushja e këtij projekti nxit arritjen e objektivit të krijimit të një tregu modern e gjithëpërfshirës të pagesave me vlerë të vogël, të mbështetur nga infrastruktura të sigurta dhe efikase, si dhe nga një gamë e gjerë instrumentesh dhe shërbimesh të pagesave që përmbushin nevojat e përdoruesve të tyre, të aftë financiarisht, në të gjithë vendin.

Promovimi i këtij objektivi vlerësohet se do të arrihet përmes një sërë përfitimesh që sjell projekti në tregun shqiptar të pagesave. Në ndryshim nga mënyra joefikase e funksionimit të deritanishëm të tregut nëpërmjet bankave korrespondente jashtë vendit, operimi i Sistemit AIPS Euro u mundëson qytetarëve shqiptarë kryerjen e pagesave në euro brenda vendit me kosto shumë më të ulët dhe brenda një afati kohor shumë më të shkurtër nga procesi aktual i kryer nëpërmjet bankave korrespondente.

Lexo: Mikrofinanca në realitetin e ri: Përballimi i stuhisë

Ky projekt vlerësohet të ketë efekte mjaft pozitive edhe nga pikëpamja e administrimit të parasë fizike në euro nga ana e bankave dhe promovimit të pagesave elektronike edhe në këtë segment të tregut, duke nxitur qytetarët shqiptarë drejt përdorimit të këtyre instrumenteve jo vetëm si rrjedhojë e efikasitetit dhe shpejtësisë që ato ofrojnë, por dhe të kostove ndjeshëm më të ulëta që do të aplikohen nga bankat për transfertat elektronike.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0