“Uji i Ftohtë Tepelene”, 25 vite sipërmarrje - Business Magazine Albania

“Uji i Ftohtë Tepelene”, 25 vite sipërmarrje

Uji i Ftohtë Tepelene

“Uji i Ftohtë Tepelene” festoi këtë vit 25-vjetorin e aktivitetit në një vend të rrethuar nga tradita dhe kultura. Në festën e përvjetorit morën pjesë rreth 300 persona. Mbrëmja gala e 25-vjetorit ka qenë një festë e jashtëzakonshme e rritjes dhe arritjeve të përbashkëta. Shërben si një kujtesë se me përkushtim, pasion dhe angazhim të palëkundur, gjithçka është e mundur.

Klientë, furnitorë, politikanë, zyrtarë, gazetarë, personazhe të njohur, shpërndarës, përfaqësues nga ambasadat, partnerë të tjerë biznesi, punonjës të Tepelenës dhe disa punonjës të Coca-Cola Bottling Albania ishin aty për të shijuar festimet në këtë ditë të rëndësishme duke uruar më të mirat për kompaninë.

Pjesë e festimeve ishin edhe zyrtarët të lartë të qeverisë si ministrja e Turizmit dhe Mjedisit që vlerësuan punën e deritanishme dhe ndikimin e Uji të FTohtë Tepelene në këtë moment të rëndësishëm. Gjithashtu ambasadori italian përgëzoi arritjet e Uji të FTohtë Tepelene dhe rëndësinë e investimeve kaq të mëdha.

Një nga pikat momentet më “pikante” të mbrëmjes ishte kur zonja Christina Busi Ferruzi ndau me të pranishmit historinë se si nisi gjithçka, çfarë frymëzoi krijimin e kompanisë Uji FTohtë Tepelene dhe se si me përkushtim dhe punë të palodhur e kthyen atë në një histori suksesi.

Luca Busi, Administratori i Deleguar falënderoi të gjithë pjesëmarrësit dhe theksoi rëndësinë e punës së palodhur dhe vendosmërisë për ta kthyer Ujin e FTohtë Tepelene në histori suksesi.

Uji i Ftohtë “Tepelenë” është shtëpia e një numri të madh punonjësish, ku 57% janë meshkuj dhe 43% femra. 31% e punonjësve punojnë në kompani për më shumë se 10 vjet.

Me 22 lloje produktesh, ky ujë ka përmbushur kriteret strikte të certifikimit ndërkombëtar në të gjitha produktet, të cilat zënë 76%  të shitjeve në Shqipëri dhe 24% në eksport. Në eksport Uji Tepelene ka një prani të konsiderueshme në Sicili, Kosovë dhe Maqedoni. Por shitet edhe në Greqi dhe së fundmi ka filluar të zhvillojë biznesin në Mal të Zi.

Për të bërë pjesë të festimeve edhe publikun u organizua Maratona Televizive në TV Klan, ku publiku u ftua të ndjekë programet e TV Klan gjatë datës 30 maj dhe 6 qershor dhe nëpërmjet një telefonate shpallej fitues i shumë dhuratave. Mekanizmi kishte elementë surprizë, pasi publiku nuk e dinte se kur do të ishte koha e duhur për të marrë çmimin derisa moderatori i emisioneve të përzgjedhura televizive në TV Klan do ta shpallte atë duke i kushtuar një kohë të kufizuar televizive telefonuesve. Shifrat ishin surprizuese pasi një numër i lartë prej mbi 10.000 personash telefonuan për t’u bërë pjesë e lojës që kishte në qendër Ujin e Ftohtë Tepelene, nga të cilët u shpallën 50 fitues.

Lexo: Presidenti i CCBC Luca Busi: pandemia na preku, por po rimëkëmbemi

Investimet në Uji i Ftohtë “Tepelene” nuk janë të vetmet projekte të ndjeshme ndaj klientit që kompania ka ndërmarrë. Së fundmi në përgjigje të ndotjes së mjedisit, Uji i Ftohtë Tepelene ka revolucionarizuar transportin e shitjeve, duke ndërruar një pjesë të madhe të flotës së tyre me makina 100% elektrike, të cilat kryejnë procesin e pastrimit të ajrit të dhjetëra mijëra pemëve në vit. Ky investim vjen pas instalimit të sistemit fotovoltaik, ku me një transformim prej 360,000 €, Uji i Ftohtë “Tepelene” ka shtruar 3221 m2 me panele fotovoltaike, të cilat mbulojnë 60.9% të nevojës për energji.

Investimi total në 25 vjet ishte 13,5 milionë euro, por duke pasur parasysh numrin e njerëzve dhe bizneseve që e përdorin këtë ujë në jetën e tyre të përditshme, kjo shifër do të rritet.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0