Uebinar 2: Si të rrisni sigurinë tuaj online?

Uebinar 2: Si të rrisni sigurinë tuaj online?


Nëse ndiheni të sigurt online atëherë ky prezantim nuk është për ju!

Por nëse ju kanë marrë ndonjëherë aksesin e llogarive tuaja online apo dini raste të ngjashme, atëherë ju ftojmë të regjistroheni.

Si qytetarë dixhitalë sot jemi të gjithë të ekspozuar ndaj rreziqeve online nga më të ndryshmet.

Ky uebinar synon t’ju ndërgjegjësojë si dhe mësojë disa teknika thelbësore se si mund të mbroheni më mirë.

​Materiali që do ​trajtohet është ​prezantuar disa herë dhe pas prezantimit të fundit, ku morën pjesë mbi 80 persona, ​vendosëm ta risjellim edhe në formatin e një uebinari.

Gjatë prezantimit do mund të ndërgjegjësoheni më tej mbi këto tematika:

  • Siguria e pajisjeve që përdorni në internet
  • Fjalëkalimet e sigurta
  • Siguria me dy nivele
  • Siguria e email
  • Lundrimi në internet
  • Mediat Sociale
  • Përdorimi i VPN-ve

Prezantues në trajnim

Elvis Plaku (foto profili)

Elvis Plaku, një sipërmarrës dhe konsulent me eksperiencë korporative dhe private. Aktualisht menaxhon një biznes të vogël privat dhe shërben si konsulent për disa biznese/organizata.

Ekspertiza e tij vjen nga ndërthurja e një sërë përvojash si në botën korporative ashtu edhe në atë private në Shqipëri dhe jashtë saj. Prirjet dhe dëshira e tij për të eksploruar drejtime të reja e kanë përballur me përvoja në fusha nga më të ndryshmet si: marketingu, psikologjia, komunikimi, burimet njerëzore, teknologjia, etj. Në 2011 ai mbaroi studimet e nivelit Master për administrim biznesi nga Regent University në Virginia Beach, Virginia, USA.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0