Banka e Shqipërisë rithekson se qytetarët dhe bizneset e prekura financiarisht nga pandemia Covid-19 kanë mundësi të aplikojnë për riskedulimin e kësteve të kredisë pranë bankave.
Lexo: 4 kërkesat e Dhomës Amerikane të Tregtisë për qeverinë
Ju nevojitet të aplikoni për shtyrje të afatit të kësteve të kredisë, duke shpjeguar vështirësitë financiare si pasojë e situatës së krijuar tek secila nga bankat/subjektet ku keni kredinë.
Për çdo rast, nëse nuk gjeni mirëkuptim me bankat/subjektet ku keni kredinë, mund t’i drejtoheni Bankës së Shqipërisë për të zgjidhur këtë situatë duke shkruar në adresën e email-it public@bankofalbania.org, duke specifikuar konkretisht emrin e bankës/subjektit me të cilin keni një marrëdhënie kredie, shpjeguar vështirësitë tuaja financiare si pasojë e situatës së krijuar, dhe vënë në dispozicion korrespondencën e plotë që keni pasur me bankat/subjektet.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto