“Udhëtim në tri kohë”, libri i profesor Adrian Civicit që trajton komunizmin, tranzicionin dhe kapitalizmin - Business Magazine Albania

“Udhëtim në tri kohë”, libri i profesor Adrian Civicit që trajton komunizmin, tranzicionin dhe kapitalizmin


“Udhëtim në tri kohë” është një dialog i prof. Adrian Civicit, profesor i njohur në fushën e ekonomisë me Alda Bardhylin, studiuese gazetare. Udhëtim në Kohë, përfshin tri periudha të rëndësishme të Shqipërisë së një shekulli, komunizmin, tranzicionin dhe kapitalizmin.

Në vlerësimet për librin, ai është cilësuar një manual për politikanët, diplomatët, intelektualët, studentët apo të gjithë qytetarët që kërkojnë të njohin dhe sintetizojnë mendimin për periudhën e evoluimit të shtetit shqiptar 70 vitet e fundit.

Ndryshe nga shumë libra të tjerë të prof.Ardian Civicit, kz libër nuk ka në focus vetëm ekonominë, por atë si pjesë e gjithë zhvillimit shoqëror të vendit.

Vetë prof. Civici e ka cilësuar si njëm, “Libër me natyrë deri diku racionale analitike. Nis me diskutimet për vendosjen e socializmit. Vijon me tranzicionin dhe më të tej me kapitalizmin.
Në këtë libër, ai kërkon të shkojë në brendësi të modelit të njeriut të ri. Njeri i cili sipas tij, “nuk ishte intelektual, por që karakterizohej nga sjellje të përcaktuara nga morali komunist”.

“Shpesh ne shtronim pyetjen, pse u prishën në mënyrë aq demosntrative Kishat dhe Xhamitë. U prishën sepse ideologjia marksiste-leniniste ishte një fe më vete. Dy fe bashkë nuk mund të ekzistonin”, thotë Civici.

Një pjesë të rëndësishme zë tranzicioni i zgjatur dhe ende i pambaruar i Shqipërisë. Në këtë pikë ai kërkon të nxitet debat, aktualisht i zbehtë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0