Udhëtarë të së ardhmes - Business Magazine Albania

Udhëtarë të së ardhmes


Shkruar nga Landa Grembi, Inxhiniere IT

Do të udhëtojmë apo zhvendosemi nëpërmjet mjeteve lëvizëse nga ajri, do të ndërtojmë shtëpi “në ajër”, shtëpitë tona do të na monitorojnë zakonet e të ngrënit dhe format e mënyrat se si do të riciklojmë. Duket larg?! Aspak! Mirëserdhët në të ardhmen e afërt!

Imagjinoni një botë, ku bakteriet hanë mbeturinat tona, ku shtëpitë mund të zgjerohen në bazë të njerëzve, të cilët jetojnë në to, ku mund të lëvizim nëpërmjet droneve ku dhe varrezat do të ndodhen vetëm në librat e historisë. Nëse do t’i merrnim me rradhë pritshmëritë e të ardhmes pa dyshim që transporti është ai që zë një vend të veçantë përsa i përket imagjinatës. Transporti me Drone.

Shpesh, krijohet ideja sikur përpjekjet e pafundme për të udhëtuar me makina elektrike, ndeshin problematika të paparashikuara si ato që kanë të bëjnë me autonominë e makinave, eko-sistemin ende të pa përfunduar duke filluar nga vendndodhja e karikuesve në zona të caktuara, etj. Nga ana tjetër hapësirat për vendparkime të makinave po zvogëlohen gjithmonë e më shumë në të gjitha qytetet e mëdha me qëllim përdorimit sa më pak të makinave. Por, a është mjaftueshëm? Duhet ta pranojmë që është një hap drejt uljes së gazrave të dëmshme në ambjent. Por, nëse do ta konsideronim “lëvizshmërinë” si shërbim jemi hapa larg krahasuar me shërbimet e tjera që sot marrim si komunikimi telefonik, shërbimet postare, shëndetësore, etj.

Zgjidhja duket sikur nuk është shumë larg, taksitë fluturuese, helikopterët e vegjël, volocopters dhe dronet mund të konsiderohen pa më të voglin dyshim si mënyra më efikase për të kontribuar në kaosin e lëvizshmërisë aktuale. Merrni pak kohë dhe imagjinoni se udhëtimin e rradhës për të shkuar buzë detit do ta kryeni me drone, apo kur të vonoheni për në punë, taksi drone do t’ju vijë në ndihmë.

Ushqimet dhe pijet

Me rritjen e numrit të njerëzve, të cilët kanë zgjedhur të jenë vegjetarianë, shumë prej tyre duhet të inkurajohen që të rrisin vetë perimet e tyre. Mos mendoni se nuk është e mundur, tarracat e ndërtesave, ballkonet madje parashikimet shkojnë akoma më larg: në parkimet nëntokësore duke përdorur dritën artificiale. Aftësia e fëmijëve për t’ju bindur t’u blini ëmbëlsira apo ushqime jo të shëndetshme do të transformohet në bindjen se trupi i tyre nuk ka nevojë të “bombardohet” nga sheqernat – ëndërr apo jo?! Fëmijët, të aftë për të mësuar shpejt do të kenë informacion shumë më herët se brezat tanë (diskutim tjetër krahasimi!). Një rol në ushqyerjen e shëndetshmë për ju dhe familjen tuaj do të zërë dhe frigoriferi i mençur, i cili mos t’ju duket aspak çudi që një ditë t’ju thojë se vera e bardhë është më e shëndetshme, ndaj mos guxoni që të pini nga shishja tjetër.

Lexo: Qytet Inteligjent?! Si?

Blerja e ushqimeve, të cilat nuk janë rritur në ndërtesën tuaj do të kontrollohet nëpërmjet inteligjencës artificiale të shtëpisë suaj, për të bërë të mundur kështu sigurinë maksimale për atë që do të konsumoni. Nga ana tjetër po i njëjti sistem do të bëjë të mundur eleminimin e bakterieve nga mbeturinat dhe përdorimin e këtyre të fundit për të zgjidhur probleme të tjera në shtëpi.  Gjithë kjo falë përpunimit të të dhënave tona. E ashtuquajtuara shkenca e Big Data, regjistron çdo gjë që ne bëjmë dhe çfarë konsumojmë. Përfituesit kryesor do të jenë pa dyshim industritë e përpunimit të mbeturinave dhe ato energjitike. Një shembull konkret vjen nga Singapori. Në një projekt, 80% e ndërtesave do të ofrohet nga shteti, problemi që u has ishte se si do të menaxhoheshin këto ndërtesa. Por, të dhënat e marra nga sjellja e banorëve bënë të mundur parashikimin se kur ashensorët mund të prishen, duke i riparuar në kohë dhe ulur kështu probabilitetin për incidente të ndryshme.

Shtëpia që mendon për ty

Po, e vërtetë, madje është duke ndodhur aktualisht. Shumë prej nesh aktualisht përdorin teknogjinë në shtëpitë  tyre, Siri, Aleksa, të cilët shumë shpejt do të kujdesen për dritat e shtëpisë suaj, të komandojnë ngrohjen apo cilësinë e ajrit në shtëpitë tona. Sensorët do të hapin e mbyllin dyert për neve, por jo vetëm. Të tjera aplikime, për të cilat duhen shumë rreshtat t’i përmendim janë duke u testuar e shumë shpejt do të jenë pjesë e përditshmërisë sonë. Neve nuk na mbetet gjë tjetër përveç se të presim çfarë e ardhmja na ka rezervuar…

Fundja çfarë na ndodhi kur telefonat inteligjentë u shfaqën në jetën tone, kur Google u bë lajmëtari, mësuesi, doktori, “thashethemexhiu” ynë, kur hartat nuk ishin më prej “letre”: u përshtatëm e sot nuk ndahemi dot më sepse thjeshtësisht nuk bëjmë dot më ndryshe. Por, a është ky vetëm një fillim? Natyrshëm gjithsecili mendon që jo! Të tjera copëza nga ardhmëria do të përshkruajmë në ditët/javët në vazhdim. Ku i dihet, mbase shkrimi i rradhës do të jetë për taksitë fluturuese apo si ato përdoren për të shpëtuar jetë njerëzore apo ruajtur pyjet….

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0