Udhëheqësit e G20-ës do të mblidhen për të diskutuar krizën e energjisë dhe rritjen e çmimeve - Business Magazine Albania

Udhëheqësit e G20-ës do të mblidhen për të diskutuar krizën e energjisë dhe rritjen e çmimeve

~2 minuta lexim

Udhëheqësit e G20-ës do të mblidhen për samitin e tyre të parë ballë për ballë që nga fillimi i pandemisë në kushtet kur përballen me një rimëkëmbje globale të kufizuar nga një sërë pengesash: një krizë energjie që nxit çmime më të larta të karburantit dhe shërbimeve, shpërthime të reja të COVID-19 dhe bllokime në zinxhirët e furnizimit që mbajnë krijojnë vonesa tek mallrat të cilat drejtohen te konsumatorët.

Samiti do t’i lejojë liderët që përfaqësojnë 80% të ekonomisë globale të flasin – dhe të ushtrojnë presion nga kolegët – për të gjitha këto çështje. Analistët vënë në dyshim se sa përparim mund të bëjnë për të lehtësuar menjëherë barrën e njerëzve që përballen me rritjen e çmimeve të çdo gjëje, nga ushqimi dhe mobiljet e deri te faturat më të larta të ngrohjes, teksa shkojmë drejt dimrit.

Zyrtarët shëndetësorë dhe financiarë do të ulen në Romë të premten përpara se presidentët dhe kryeministrat të mblidhen për G-20 të shtunën dhe të dielën, por udhëheqësit e lojës kryesore ekonomike Kina dhe Rusia nuk do të jenë personalisht aty. Kjo mund të mos jetë e mirë për bashkëpunimin, veçanërisht në çështjet e energjisë, pasi ndryshimi i klimës zë vend në qendër pak përpara se Konferenca e OKB-së për Ndryshimet Klimatike të fillojë të dielën në Glasgow, Skoci.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0