Uber po përdor një anije për të shmangur trafikun e tmerrshëm në Mumbai

Uber po përdor një anije për të shmangur trafikun e tmerrshëm në Mumbai


Uber po planifikon një mënyrë të re për të shmangur trafikun në një nga qytetet që disponon numrin më të lartë të fluturimeve në botë. Kompania e filloi praktikimin e shërbimit Uber Boat të dielën në Mumbai. Konsumatorët e Uber tani mund të marrin anije midis tre destinacioneve në brigjet ujore të qytetit. Ccmimet variojnë nga 5.700 rupi (80 dollarë) për një anije me 6-8 vende deri në 9,500 rupi (132 dollarë) për anijet e mëdha. Kompania nuk do të ofrojë rezervime individuale. Nëse anija nuk do të plotësojë numrin e caktuar të pasagjerëve nuk do të bëhet i mundur udhëtimi. Në një deklaratë Prabhjeet Singh u shpreh se Uber do të krijojë një platformë multimodale për të siguruar një shërbim sa më cilësor kundrejt klientit. Kompania synon që me këtë risi të ketë potencialin më të madh të transportiti ujor të qytetit.

Uber Boat është pothuajse gati të veprojë në Kroaci dhe Turqi. Kompania ka ofruar përkohësisht shërbimin përkohësisht në qytete si  Boston, Kairo, Kiev dhe për festivalin e filmit të Kanës në Francë. Një nga zëdhënësit  e kompanisë ka deklaruar për CNN se programi në Mumbai filloi këtë javë në baza pilote por do të zgjerohet në javët e ardhshme.

Qytetet e Indisë janë qytetet me trafikun më të madh në botë dhe sipas një raporti të Consulting Group, vitin e kaluar Mumbai, New Delhi, Bangalore dhe Kolkata kanë humbur më shumë se 22 miliardë dollarë për shkak të trafikut të mbingarkuar.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0