Ndër vite ai ka punuar në disa poizicione të rëndësishme në kompanitë si OCLAP Srl (1996- 2001) në pozicionin e Menaxherit të Paisjeve/Stampave. Në Regaskiss (ITW) Product Design Engineer nga 2001 -2008 Windsor Ontario/Canada. MART WELD & AUTOMATION Inc. 2008-2011 si zëvendës President i Kërkim, Zhvillim, Projektim i Oldcastle, Ontario/Canada, Synchron Design & Automation, si konsulent për Kërkim-Zhvillim-Projektim në fushën e automateve dhe robotëve si dhe Abicor Binzel Inc 2016, ku është aktualisht si Menaxher në Kërkim-Zhvillim-Projektim.
Lexo: Arben Cenko, inxhinieri i suksesshëm në Amerikë falë studimeve në Tiranë
Aleksandër Bello është 25 vjeç, por përvoja dhe idetë e tij nuk kanë lidhje me moshën. Është pa dyshim një mendje e ndritur, që e tejkalon moshën biologjike. I riu nga Tirana, prej mëse 2 vitesh punon në kompaninë WhatsApp, në Karolinën e Veriut, në pozicionin e inxhinierit të software-ëve. Mirëpo veç kësaj, kompania i ka besuar edhe një detyrë tjetër të rëndësishme: atë të identifikimit dhe përfshirjes së talenteve të reja në këtë fushë. Për një djalë që kishte studiuar në gjimnazin “Harry Fultz” në Tiranë, ishte e paimagjinueshme të bëhej pjesë e një kompanie gjigante.
Lexo: Aleksandër Bello, shqiptari që punon prej dy vitesh në kompaninë globale, WhatsApp
Durim Klaiqi student në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike dhe Inxhinierisë, në UBT dhe që është pjesë e stafit të kompanisë botërore të Samsung. Aty ai mban pozicionin si Theme Designer, duke u bërë kështu shqiptari i parë që bëhet pjesë e stafit të kësaj kompanie. Klaiqi arriti të bëhet pjesë e kësaj kompanie pasi kishte përpiluar një portofol që jepte shembuj konceptual për stilin e dizajnit, e cila u vlerësua pozitivisht nga ekipi i Samsung në dy pika kryesore, dizajn kualitativ dhe një trajtë unike e dizajnit. Klaiqi është duke punuar në sektorin kompanisë së quajtur “Samsung Themes”, i cili është një shërbim që ofron personalizimin e pajisjes Android, përmes ndërrimit të User Interface.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.