Tym i bardhë në Vatikan, zgjidhet Papa i ri - Business Magazine Albania

Tym i bardhë në Vatikan, zgjidhet Papa i ri

Tym i bardhë është ngritur nga oxhaku i Kapelës Sistine, duke konfirmuar se Kisha Katolike ka një Papë të ri. Ky moment historik tregon se njëri prej kardinalëve ka siguruar të paktën 89 vota nga gjithsej 133 pjesëmarrës në konklavë, duke u zgjedhur si pasardhës i Papa Françeskut.

Turmat në Sheshin e Shën Pjetrit shpërthyen në duartrokitje dhe brohoritje, ndërsa tani pritet shpallja zyrtare. Sipas traditës, një kardinal i lartë do të dalë nga ballkoni i Bazilikës së Shën Pjetrit për të shqiptuar fjalët e famshme në latinisht: “Habemus Papam!” – “Kemi një papë!”. Më pas do të bëhet e ditur emri i lindjes dhe emri që Papa i ri ka zgjedhur për papatin.

Paraqitja e tij e parë publike do të vijë nga po ai ballkon, ku do të japë edhe bekimin e tij të parë apostolik. Ende nuk është përcaktuar ora e daljes, por kujtojmë se Papa Françesku, pas zgjedhjes së tij në vitin 2013, u shfaq rreth një orë e 20 minuta pasi u pa tymi i bardhë.

WP

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0