Twitter shënoi fitimin e parë vjetor në 2018, por kompania ka dicka për të cilën nuk do të flasë
Twitter ka deklaruar se kishte 321 milionë përdorues aktiv mujorë në tre muajt e fundit të vitit të kaluar, 5 milionë më pak së tremujori i mëparshëm dhe 9 milionë përdorues më pak se një vit më parë.
Në raportin e të ardhurave, Twitter ka theksuar se ka në plan të mos bëjë publike numrin e përdoruesve në tremujorin e parë të këtij viti, pasi numri në ulje do ti dëmtonte imazhin.
Snapchat dhe Facebook kanë bërë publike shifrat e përoruesve të tyre ndërsar Tëitter po spjegohet me pretekstin se përdoruesit e tij po e shfrytëzojnë Tëitter për të parë reklama.
Twitter ka bërë të ditur ndërkohë se ka 126 milionë përdorues të përditshëm. Në tremujorin e kaluar kishte 124 milionë dhe një vit më parë 115 milionë.
Aksionet e Twitter shënuan rënie më 6%. Twitter tha se rënia e përdoruesve aktivë ishte për shkak të një përzierje faktorësh, duke përfshirë përpjekjet për të përmirësuar shërbimin si dhe ndryshimet e bëra në përputhje me mbrojtjen e privatësisë së të dhënave në Europë. Pavarësht atyre që po publikojnë raportet, kompana Twitter po gjen mënyra për të fituar para prej saj. Ajo fitoi 1.2 miliardë dollarë në vitin e kaluar, vit që shënoi fitimin më të madh të kompanisë që nga viti 2013. Të ardhurat e Twitter për tremujorin u rritën me 24% në 909 milionë dollarë, të nxitura nga rritja e fortë në biznesin e reklamave dhe veçanërisht nga reklamat me video.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.