Twitter pezullon llogarinë e projektit “Vicinity” - Business Magazine Albania

Twitter pezullon llogarinë e projektit “Vicinity”

Vicinity

Nga burime zyrtare pranë Vicinity raportohet se llogaria e tyre në Twitter është pezulluar në maj të këtij viti. Edhe pas përpjekjeve të mundshme për ta rikthyer përsëri, kjo nuk është bërë e mundur.

Projekti i Fondit Europian për Ballkanin dhe Lëvizjes Europiane në Serbi ka qenë një hapësirë e gjerë për reflektim kritik, shkëmbim argumentesh dhe idesh, duke ushqyer një kulturë dialogu në promovimin e ideve të pajtimit dhe bashkëpunimit në Ballkanin Perëndimor. Për këtë, në vitin 2016, projekti u vlerësua me çmimin Iniciativa Mediatike e Vitit nga “European Citizenship Award”.

Zvezdana Kovač, Kryeredaktore e projektit Vicinity, shprehet e befasuar nga ky vendim i Twitter dhe për kriteret që ka përdorur për të mbyllur një llogari për një projekt si “Vicinity”.

“Pa dashur të ndërhyjmë në politikën e biznesit të Twitter-it dhe të analizojmë kriteret që përdor për të pezulluar një llogari, jemi të befasuar që një projekt si “Vicinity” ishte mes të padëshiruarve, pasi, së pari, nëpërmjet gjashtë sezoneve të serive të tij televizive (transmetuar në 13 kanale në ish Jugosllavi dhe në Shqipëri) dhe më pas për dhjetë muaj në portalin në rrjet, ekipi i projektit “Vicinity” ka punuar dhe ka bërë gjithçka për të bashkuar qytetarët e rajonit rreth idesë të pajtimit, duke nxitur parimet demokratike dhe të gjitha vlerat themelore njerëzore europiane – universale,” thotë ajo.

Llogaria e projektit Vicinity u pezullua ditën e publikimit të temës ‘Nacionalizmi dhe ndikimi i tij shkatërrues në procesin e pajtimit’.  Mesa duket Twitter me dëshirën e mirë për të identifikuar dhe ndaluar përhapjen e ideve që janë jashtë asaj që projekti promovon, ka bërë një gabim.

Fondi Europian për Ballkanin dhe Lëvizja Europiane në Serbi mbështesin dhe inkurajojnë përpjekjet për të rregulluar hapësirën e gjerë mediatike në rrjetet sociale dhe bëjnë thirrje për gjetjen e mekanizmave në mënyrë që ata që e drejtojnë angazhimin e tyre profesional drejt këtij qëllimi, të mos pengohen në këto përpjekje.

“Në vendet e rajonit, po mbyten tonet kritike, hapësira mediatike është ngushtuar dhe është e vështirë të stabilizohet. Heqja e së drejtës së kësaj hapësire, që është e arritshme për të gjithë, është një veprim shkatërrues, por nuk do të na dekurajojë. Ne do të vazhdojmë të flasim pa hezitim për gjithçka që rrezikon dinjitetin dhe të drejtën e një jete normale për të gjithë qytetarët e rajonit. Numri i ndjekësve të Vicinity, që po rritet dita ditës (siç dëshmohet nga statistikat e portalit tonë në internet dhe numrit të njerëzve që na ndjekin në rrjetet sociale), na detyron ta bëjmë këtë,” shprehet kryeredaktorja.

Për të gjithë ata që e kanë ndjekur projektin dhe gjithë të tjerët që kanë dëshirë ta shohin e gjeni në Twitter me emrin Vicinities / Okruzenje (@Okruzenje_WB)

Website: http://okruzenje.net/sq/home-sq/

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

✨ Thënia e ditës
“Suksesi është të shkosh nga dështimi në dështim, pa e humbur entuziazmin.”
— Uinston Churchill
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0