Twitter fiton shuma marramendëse falë Donald Trump

Twitter fiton shuma marramendëse falë Donald Trump


Tweet-et e presidentit Trump e mbajnë stafin e tij gjithë natën zgjuar, por ndërkohë ndihmojnë ata që punojnë për median sociale të flenë si qingja nga fitimet e shumta.

Pa presidentin Trump, Twitter mund të humbasë thuajse një të pestën e fitimeve.

Kështu ka thënë analisti James Cakmak, i cili mendon se kompania mund të humbasë 2 miliardë dollarë nëse @realDonaldTrump do të ndalonte postimet e shumta që bën zakonisht.

Lexoni: Ky është i vetmi aplikacion që Donald Trump ka në telefonin e tij

Largimi i Trump nga rrjeti social nuk do të ulte numrin e përdoruesve, por do të godiste vlerën e paprekshme të Twitter duke ulur kështu fitimet.

“Nuk ka reklamë më të mirë falas se sa presidenti i Shteteve të Bashkuara,” tha Cakmak.

Trump ka 36 milionë ndjekës dhe poston 35,000 herë më shumë që nga viti 2009 kur është regjistruar në Twitter.

Aksionet e Twitter kanë rënë me 14% që kur Trump fitoi presidencën. Sipas Bloomberg, vlera në treg e kompanisë është 11.7 miliardë dollarë.

/NYPost

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0