Twitter bllokon përgjithmonë llogarinë e Donald Trump - Business Magazine Albania

Twitter bllokon përgjithmonë llogarinë e Donald Trump

Platforma e medias sociale Twitter ka njoftuar se ka pezulluar përgjithmonë llogarinë personale të presidentit Trump, si rezultat i rrezikut për nxitje të mëtejshme të dhunës. Kompania tha se vendimi u mor “pas rishikimit të postimeve të fundit nga llogaria @realDonaldTrump”.

“Pas një analize të kujdesshme të postimeve të fundit në Twitter nga llogaria @realDonaldTrump dhe konteksti që lidhet me to, ne kemi pezulluar përgjithmonë llogarinë si rezultat i rrezikut për nxitje të mëtejshme të dhunës,” tha Twitter.

Kompania thotë se postimet e presidentit shkelin politikat e Twitter-it kundër “lartësimit të politikave të dhunshme” dhe se dy nga postimet e presidentit kishin “shumë të ngjarë të nxisnin njerëzit të përsërisnin aktet që u panë në Capitol.

Sipas Twitter, vendimi është marrë “bazuar në një numër faktorësh,” përfshirë “planet për protesta të armatosura në të ardhmen që kanë filluar të shfaqen” në këtë platformë. Trump iu mbyll nga llogaria e tij për 12 orë të mërkurën pasi ai i quajti njerëzit “të cilët kishin sulmuar Capitolin e SHBA” patriotë. Qindra mbështetës të tij hynë në godinë ndërsa Kongresi i SHBA u përpoq të vërtetonte fitoren e Joe Biden në zgjedhjet presidenciale. Dhuna që pasoi çoi në vdekjen e katër civilëve dhe një oficeri policie.

Twitter paralajmëroi atëherë se do ta bllokonte Trump përgjithmonë nëse ai shkel përsëri rregullat e platformës.

CNN

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0