Turizmi u rrit 53% gjate vitit 2023, duke arritur ne 4.2 mld euro të ardhura - Business Magazine Albania

Turizmi u rrit 53% gjate vitit 2023, duke arritur ne 4.2 mld euro të ardhura

Turizmi

Të ardhurat nga turizimi vitin e kaluar ishin 4.2 miliardë euro. Shifrën e deklaroi Mirela Kumbaro në mbledhjen e Komisionit për Europën të Organizatës Botërore të Turizmit, duke theksuar si factor ndikues lehtësitë fiskale.

Kumbaro tha se, “për të gjitha hotelet, nga ato më të voglat, nga bujtinat e agroturizmet e deri tek strukturat më elitare, është ulur TVSH-në në 6% nga 20% që është për bizneset e tjera”.

Sipas saj, turizmi është tashmë një industry që solli 4.2 miliardë euro të ardhura në 2023, nga 2,8 miliardë që siguroi në vitin 2022.

Sipas drejtueses së Organizatës Botërore të Turizmit, Natalia Bayona, arsyet kryesore se pse ky vend është tërheqës lidhen me, “klimën liberale, ke mundësi 100% të drejtë pronësie, ndihmon ligji i posaçëm për turizmin, apo ligji për investimet strategjike. Sektorët ku investohet janë nga aeroportet, portet, marinat apo infrastrukturë. Kemi një politikë novatore kur flasim për investimet e gjelbra. Përmes ligjit të investimeve strategjike, janë mbështetur investimet në këtë sektor, prandaj keni pasur edhe 10 milionë turistë. Kemi një ligj të posaçëm për inovacionin, ka më shumë se 154 start up, dhe vendi ka edhe më shumë hapësirë, për të përfituar teknologji të reja për këtë sektor për ta bërë vendin inovativ.

Shqipëria po ofron diçka thelbësore, dhe nuk ka të bëjë vetëm me investim për hir të investimit. Objektet turistike janë rritur me 23% në vitin 2022, janë rritur me 8600 dhoma turistike, kemi zona të mbrojtura, keni gastronomi të shkëlqyer, jemi frymëzuar. Është vendi që po rritet me 53% në turizëm, më shumë se gjithë Europa. Shqipëria është një destinacioni tërheqës për investimet në turizëm”.

Sekretari i Përgjithshëm i OBT Zurab Pololikashvili, deklaroi se, në Shqipëri do të ngrihet qendra e edukimit të studentëve të mikpritjes me fokus edukimin turistik.

“Mund të kemi miliona turistë, por kush do t’i shërbejë atyre? Këtu kthehemi tek kapitali njerëzor. Çdo 10-20 dollarë e investuar në edukim, të kthehet shumë fish më pas. Kemi rënë dakord me kryeministrin dje që do krijojmë një qendër edukimi në Shqipëri që do t’i shërbejë rajonit. Shkollat i kemi në Europë, por kjo nuk është e përballueshme për të gjithë. Ne kemi bërë që në partnetritet me emra të mëdhenj kemi përgatitur akademinë tonë. Kemi prani në shumë vende, dhe duam që të jemi edhe në Tiranë, që t’iu ofrojmë studentëve të mikpritjes të mësojmë. Duhet të mësojmë studentët në mikpritje, pasi edukimi është shumë i rëndësishëm në turizëm”.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0